Të pangopurit e Kuvendit

Rikthimi i debatit dhe i mundë- sisë për ngritjen e pagave të deputetëve, sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve të miratuara nga Komisioni për buxhet dhe financa ditë më parë, ka ngjallur reagime të ashpra të analistëve politikë, ekspertëve ligjorë dhe shoqërisë civile.
Kritika të ashpra për tendencën e rritjes së luksit parlamentar, shkruan gazeta Kosova Sot.
Rikthimi i debatit dhe i mundë- sisë për ngritjen e pagave të deputetëve, sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve të miratuara nga Komisioni për buxhet dhe financa ditë më parë, ka ngjallur reagime të ashpra të analistëve politikë, ekspertëve ligjorë dhe shoqërisë civile.
Është një emërues i përbashkët i këtyre reagimeve që vlerëson se tendenca e re, plani për rritjen e pagave për deputetë, është shpërfaqja më besnike e egos lakmitare të këtyre partive, pozitë dhe opozitë, vetëm për përfitimet personale dhe pa menduar fare për perspektiven e qytetarit, nga vota e të cilit varet edhe fati i kësaj skene të tejkorruptuar politike.
Analisti politik Albrim Badallaj, duke reaguar kundër mundësisë së ngritjes së pagave të deputetëve, thotë se nga egoja e tyre e madhe për paga astronomike në një shoqëri të varfër dhe të pazhvilluar kjo pjesë e privilegjuar e shoqërisë janë shndërruar në ujq të buxhetit të Kosovës dhe nuk e kanë ndërmend të mbrapsen nga ky gjah. “Ne kemi pasur raste kur kanë nënshkruar vetëm për të marrë mëditje dhe iknin nga seancat, duke treguar haptas se për çka në të vërtetë iu bën këtyre. Është tregues i qartë që të zgjedhurve të popullit gjëja e fundit që u bën përshtypje janë qytetarët dhe ngritja e zërit të tyre në Kuvend me këtë qasje, duke bojkotuar seancat e Kuvendit dhe duke kërkuar paga më të mëdha për veten. Ky egoizëm në këtë situatë ku kemi 40% të shoqërisë të varfër, është tejet i papranueshëm dhe i dhimbshëm se kush po na përfaqë- son”, tha Badallaj për “Kosova Sot”
Duhet zgjim qytetar
prej zërit përfaqësues të popullit në zërin për ego personale është një logjikë e hidhur për deputetët e Parlamentit të Kosovës, e në veçanti dhe përgjithësi edhe për demokracinë në konsolidim.”Në një vend me gjendje të rëndë socio-ekonomike, papunësi enorme, varfëri të skajshme, është e pamoralshme, por edhe e palogjikshme të ngrihet zëri për çështje që prekin interesa personale të deputetëve. Kjo tregon për seriozitetin, sinqeritetin karshi realitetit socioekonomik në vend, dhe në të njëjtën kohë tregon se interesi i tyre personal është primar, karshi interesit qytetar prej të cilëve e kanë marrë vullnetin e përfaqësimit”, tha Hidajet Ahmeti.
Edhe politologu Bejtullah Ibrahimi thotë se Kosova me mega problemet e saj në të gjitha sferat, ka shumë punë para vetes për të bërë. “Skena politike ne përgjithësi realisht është bërë imune karshi korrupsionit dhe krimit të organizuar, për këtë më së miri po flasin raportet ndërkombëtare dhe vendore, në të cilat jemi kampion të së keqes”, ka thënë ai. “Zhvillimi i shtetit i takon klasës politike, pozitë dhe opozitë, por paradoksi tmerrues është se, kjo klasë politike nuk e ka hallin për zhvillim të shtetit, por, zhvillim dhe pasurim të tyre ku pa fije turpi kërkojnë dhe planifikojnë që tani edhe ngritje page për deputetët e Kuvendit të cilët thuajse kanë bërë namin dhe tani kjo për ta do të ishte një satisfakcion”, tha politologu Ibrahimi për “Kosova Sot”. Sipas tij, kjo qasje urgjentisht kërkon zgjim të vetëdijes qytetare dhe ndëshkim meritor./kosova sot/