GRANDEMALL

Të pakënaqurit mund ta dridhin LDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mundësitë që brenda LDK-së të krijohet një grup i ri parlamentar janë rritur. Mosbindja e disa deputetëve të kësaj partie për të votuar Isa Mustafën për kryeministër ka rritur dyshimet se këta deputetë mund të vazhdojnë “rebelimin” e tyre ndaj kësaj qeverie. Janë të paktën 8 deputetë që nuk janë bindur për bashkëqeverisje më partinë e Hashim Thaçit, edhe pse LDK do të udhëheqë më Qeverinë.

Analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv ka deklaruar se brenda 6 muajve, këta deputetë të pakënaqur jo vetëm nga LDK, por edhe nga partitë tjera mund të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar. Por, disa nga këta deputetë të LDK-së, votimin e tyre kundër e lidhin me koalicionin që ka lidhë kjo parti më PDK-në dhe jo më votë kundër Isa Mustafës. Adem Salihaj ka thënë se nuk do të krijohet grup i ri parlamentar, por votimi kundër, sipas tij, ka qenë sipas vullnetit dhe ai do të vazhdojë të jetë deputet i LDK-së.

Uji Dea

“Ne do t’i mbështesim projektet të cilat janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Nuk besoj se do të krijohet ndonjë fraksion brenda LDK-së”, ka thënë Salihaj. Ai pret që pas formimit të Qeverisë, të fillojë edhe procesi i ri zgjedhor brenda kësaj partie. Salihaj ka thënë se është herët të deklarohet se a do të mbështesin Mustafën për një mandat të ri. Ndërkohë ajo që abstenoi në votimin për kabinetin qeveritar, Alma Lama, ka thënë se secili nëpërmjet votës ka dëshmuar qasjen që ka ndaj PDK-së…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.