Fundamenti

Të ndarë rreth vazhdimit të dialogut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përplasjet e palëve negociuese në takimin e fundit në Bruksel kanë krijuar paqartësi në Kosovë nëse duhet të vazhdohet dialogu në nivel presidentësh apo të ndërpritet. Derisa autoritetet në Prishtinë nuk e dinë se kur do t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analistët politikë dhe subjektet politike shprehen të ndara rreth vazhdimit të bisedimeve.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e pyetur nga gazeta “Zëri” për rrjedhën e bisedimeve ka thënë se ende s’kanë marrë ndonjë lajm nga Bashkimi Evropian (BE). “Nuk kemi ende njoftime nga Bashkimi Evropian në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ministrja Tahiri.

Eco Higjiena

Në anën tjetër subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), vlerëson se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet. “Dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet në parim. Ndërsa brenda platformës, Serbisë duhet t’i vihen kushte duke filluar nga kërkim i faljes, dëmshpërblimi për demet e luftës, dorëzimi i krimineleve të luftës, të pagjeturit, pensionet, etj”, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi, deputete e këtij subjekti.

Sipas saj, Kosova duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe të vendosë sanksione ndaj mallrave të saj. “Vazhdimi i dialogut është vazhdim i nënshtrimit dhe rrezik për koncesione të reja në dëm të vendit”, ka thënë ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.