ARKATANA

Të mësuar me çizmen e huaj…

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nexhat Buzuku – Duane veten e tjetrin o njerëz se çizmja e huaj, pushteti i huaj është i ftohtë…Mësohuni t’i respektoni institucionet, kërkoni ndryshime, përmirësime, por mos i urreni pse janë shqiptare!

Jemi bërë pikë e pesë, si vezët e qyqes… Mohimi i tjetrit deri në rrënim. Denigrimin, fyerjen, poshtërimin, shpifjen, etiketimin, injorancën i kemi kthyer në vlerë të zakonshme! Kjo që po ndodh te ne e midis nesh është e pashembullt, e turpshme dhe e pakrahasueshme me të tjerë popuj. Po iu përngjajmë disa specieve shtazore që e hanë njëri-tjetrin brenda llojit e në fund e hanë edhe vetveten!

Një mosdurim i paparë, një urrejtje pa kufij…
Asgjë nuk bën, asgjë nuk vlen! Ai është i keq, ky tjetri nuk bën, ai është kështu e ashtu, mos fol me ate e me këtë…I ku t’i gjejmë të mirët pasi krejt shqiptarët po dalin të jenë të këqinj. Sepse kur dëgjon që secili është kundër secilit, atëherë në këta 1 milion e 500 mijë shqiptarë në Kosovë asnjë nuk del i mirë!

Secili në një mënyrë pretendon se është ligji, është shteti, pasi secili gjykon tjetrin; presidenti është kështu e ashtu, kryeministri është i tillë e i atillë, kryeparlamentari është…, ky kryetar komune i keq, ai para tij edhe më i keq, ai që vjen edhe ai si këta…, Albini nuk bën, Ramushi jo, Pacolli jo, rektori hiq, ministri edhe më hiq, drejtorët e arsimit hiq, të shkollave hiq…

Hidromorava

Edhe faj nuk kanë se janë mësue me u përkulë e me u thënë gospodine atyre që i përmenda më lartë, e qe dikur ishin serbe! Bile, më ka tregue një shok që në shkolla dikur nuk kanë guxue kurrë me u vonue në orë mësimi, e lëre me dalë para kohe prej mësimit e për te tjerat as bëhet fjale.

Çka t’i bëjsh po na mungon koha e “gospodinave” – dobar dan gospodin direktore (mirëdita z.drejtor)! Prandaj, punët nuk po na ecin mirë, sepse nuk e pranojmë njëri tjetrin, ani me udhëheq shqiptari?!

Ndoshta do të kënaqeshim e t’i ndalnim llafet sikur të kishte mundësi të krijonim diçka të veçantë që nuk e ka bota – nga një shtet për secilin shqiptar!, që i bie nja 7-8 milionë shtete!

Ndoshta Viti i Ri 2017 na kthjellon trurin e na e heq mjegullën nga mendja!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.