FITORJA

Të lirohen të gjithë të arrestuarit e pafajshëm

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edhe njëherë po dëshmohet se Serbia burgosjet e shqiptarëve po i bën për përfitime politike e për grabitje të tokave të tyre

Shoqata “Vatra” edhe njëherë ka reaguar ndaj arrestimeve që janë bërë më 4 maj 2012 dhe lirimit të pjesshëm (5) (Elhami Salihi, Sherif Abdyli, Mustafë Limani, Nadir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi) nga 8 ish ushtarë të UÇPMB-së të burgosur, në komunën e Bujanocit.

Të arrestuarit u mbajtën në burgun e qarkut në Beograd për qëllime politike dhe për urrejtje patologjike që ka pushteti serb dhe Daçiqi ndaj shqiptarëve. Edhe pse e dinë se këta shqiptarë nuk kanë kurrfarë faji, Serbia nuk ka mundur t’i lirojë të gjithë, për të justifikuar kështu padrejtësitë e tyre që po i bëjnë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ndaj shqiptarëve autoktonë thuhet në reagim.

Këta 5 të liruar dhe tre të tjerë që po mbahen ende në arrest në burgun e Vrajës, ish ushtarë të UÇPMB-së, të cilët u arrestuan nën dyshimin për kinse krime lufte ndaj civilëve në luftën e armatosur në Kosovën Lindore gjatë vitit 2001.

ARKATANA

Mirëpo siç po shihet, (ashtu siç kanë qenë gjithmonë shqiptarët e pafajshëm) edhe këta ish ushtarë të UÇPMB-së edhe ata të “grupit të Gjilanit” nuk kanë kryer kurrfarë krime, por janë burgosë vetëm pse janë shqiptarë. Gjithashtu me këto arrestime e burgosje, Daçiqi i bëri për të fituar vota nga serbët e Kosovës e të Serbisë, e në anën tjetër për të frikësuar e detyruar të largohet nga trojet, nga pronat e shtëpitë e tyre qytetarët shqiptar të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Por, siç u pa, Daçiqit, iu kthye bumerang tentim krijimi i një shumice artificiale, posaçërisht në komunën e Bujanocit, ngase shqiptarët nuk iu frikësuan kërcënimeve të tij, por dolën në votime dhe fituan shumicën absolute në Kuvendin e Bujanocit dhe i treguan se aty janë e do të jenë gjithmonë shumicë ashtu siç kanë qenë në të gjitha periudhat historike, i treguan se shqiptarët nuk i frikësohen padrejtësisë e kriminelëve siç është Daçiqi, i treguan se për Atdheun dhe lirinë janë të gatshëm të sakrifikohen si gjithmonë.

Megjithatë “Vatra” kërkon që të lirohen të gjithë të burgosurit shqiptarë që janë duke e vuajtur dënimin në burgjet e Serbisë pa kurrfarë faji dhe apelon te faktori ndërkombëtarë që t’i bëjë vërtetë trysni pushtetit serb, që këta të burgosur të lirohen sa më shpejt dhe të mos diskriminohet populli shqiptar në këtë rajon.

Njëherit kërkojmë që rajonin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës ta mbikëqyrë një Forcë Ndërkombëtare apo të vendoset një protektorat për të ruajtur paqen, stabilitetin e për të shmangur ndonjë luftë, që si duket po e kërkon Serbia thuhet në reagimin e nënshkruar nga Kushtrim Kadriu kryetarë i rinisë në shoqatën“Vatra”/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.