Të lirohen bizneset nga obligimet e detyrimeve tatimore për tre muaj!

Gjilan – Pas situatës së krijuar, pas bllokimit të jetës institucionale dhe ekonomike, barra më e madhe do të bie mbi bartësit e aktiviteteve ekonomike, pra të bizneseve private! Në pamundësi të zhvillimit të aktiviteteve të tyre, e si rrjedhojë dhe në pamundësi të realizimit të hyrave, e shohim të rrugës që bizneset vendore të lirohen për 3 muaj nga pagesat e detyrimeve tatimore, si dhe obligimeve bankare ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Bunjaku ka thënë se është momenti i duhur, të tregojmë se shteti di të mbrojë ata të cilët janë më meritorët për zhvillimin e tij ka shtuar Bunjaku./rajonipress/