RCCOLA

Të lexohet drejtë strategjia amerikane!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Ismet Rashiti – Çështja shqiptare në përgjithësi dhe pavarësia e Kosovës në veçanti asnjëherë nuk do të ishin zgjidhur shpejt dhe në mënyrën më të mirë të mundëshme pa SHBA-të. Për dallim nga shtetet evropiane të cilat kanë pasur interesa dhe aleanca të ndryshme për coptimin e tokave shqiptare, Amerika ka qenë superfuqia e vetme, e cila përpos interesit strategjik në rajonin e Ballkanit, interes tjetër ka pasur mbrojtejn e popujve të shtypur padrejtësisht dhe vendosjen e rendit demokratik.

Pikërisht 100 vjet më parë, presidenti i SHBA-së, Woordrow Wilson në Konferencën e Paqës në Paris, ishte këmbëngulës për të mos lejuar coptimin e Shqipërisë. Me këtë rast presidenti Wilson për herë të parë paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve. Sipas historianit Breno Fischer, ky ka qenë parimi më i rëndësishëm në planin 14 pikësh të Wilsonit sipas të cilit kufinjtë nuk mund të caktoheshin sipas interesave të fuqive të mëdha.

Që nga kjo periudhë SHBA-të kanë filluar të interesohen për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në mënyrë të vazhdueshme.

Lidhjet shqiptare amerikane sa vinin e thelloheshin më shumë. SHBA-të ishin të bindura se ndaj shqiptarëve në vazhdimësi ishte udhëhequr një politikë jo e drejtë dhe ankesioniste nga shtetet fqinje, ndaj nuk mund të rrinin idiferente përballë synimeve aneksioniste.

Kjo u dëshmua më së miri edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare në të cilën SHBA për 78 ditë rresht udhëheqën bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe, duke ndihmuar kështu çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Këto dhe shumë arsye tjera, dëshojnë se SHBA-të janë aleat i natyrshëm dhe strategjik i shqiptarëve të cilët duhet të bashkjetojnë dhe të ngriten në nivele shumë më të larta dhe shumëdimenzionale. Shqiptarët në përgjithësi, e Kosova në veçanti, duhet ta lexoi me kujdes politikën amerikane dhe të sillet komfor situatave që krijohen. Politika kosovare asnjëherë nuk duhet të hiqet si rezistente dhe kundërshtuese ndaj politikës amerikane. Politikanët e menqur gjithsesi duhet të lëvizin natyrshëm drejt përmbushjes së qëllimeve amerikane të cilat, siç është dëshmuar, asnjëherë nuk kanë qenë ndeshë me interesin shqiptar.

Eco Higjiena

Me një fjalë, kush jemi ne që t’i rezistojmë një superfuqie botërore, e cila me kohë ka marrë në dorë fatin e Kosovës në momentet më të rënda.

Kjo që po ndodhë aktualisht me tarifën ndaj mallrave serbe dhe këmbënguljen e një pjese të klasës politike në Kosovë për t’a mbajtur atë me çdo kusht, jo që mund t’i luhasin SHBA-të në synimet e tyre afatgjata, por thjesht tregojnë se sa të papjekur jemi, sa mosmirënjohës dhe sa larg qëndrojmë në mbajtjen e aleancave me interes afatgjatë.

Politika amerikane në Ballkan dhe kudo në botë duhet të lexohet vetvetiu nga klasa politike e Kosovës dhe të sillet në përputhje me interesin e përbashkët. Përpjekjet për t’i rezistuar diplomacisë amerikane, janë të kota, madje edhe të dëmshme për Kosovën.

Sa herë që dikush këmbëngulë ndaj iniciativave të ndryshme të SHBA-së apo bashkpunimit evropian, pasojat mund të jenë të gjithanëshme. Përpjekjet për të kundërshtuar nisma të interesit rajonal, apo global, nuk çojnë askund tjetër përpos rrugës së izolimit dhe shkëputjes së raporteve ekonomike dhe politike.

Këmbëngulja për mosheqjen e tarifës ndaj Serbisë pas kërkesës për heqjen e saj nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, është krejt pa kuptim. Kjo kokëfortësi politike nuk i sjellë asgjë të mirë Kosovës. Realisht kjo tarifë e ka faktorizuar Serrbinë në skenën politike në masë tepër të madhe. Nëse Qeveria e Kosovës një kohë është përpjekur ta përdorë tarifen si mjet politik kundër ndarjes së Kosovës, aktualisht tarifa është shëndrruar në bumerang ndaj Kosovës. Serbia po e përdorë me mjeshtëri dhe po hiqet si viktimë, para faktorit ndërkombëtar. Madje ka arritur ta bëj si kusht kryesor për fillimin e dialogut. Në këso rrethanash, qeverisë së Kosovës, i duhen hapa të shpejtë dhe të vendosur për heqjen e saj dhe jo vetëm të saj, por edhe për shumë çështje tjera me rëndësi jetike e shtetëndërtuese! Bashkë me aleatët strategjikë, sidomos bashkë me SHBA-të mund t’i realizojmë të gjitha objektivat tona si shtet dhe si komb!