Mobi Casa

Të kënaqur me veten

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti 2012 ishte një vit i suksesshëm për Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe industrinë filmike në përgjithësi, pohojnë drejtuesit e QKK’së në komunikatën e tyre vjetore për media

Në mesin e aktiviteteve të numëruara nga QKK është prezenca e parë institucionale e Kosovës në festivalet e mëdha botërore, Berlinale dhe Cannes, por edhe prezenca e saj në të gjitha festivalet rajonale e më gjerë. Pastaj, anëtarësimi i plotë i QKK’së – bashkë me 34 shtete europaine – në organizatën panevropiane për promovimin e filmit ‘European Film Promotion’, nominimi i parë në ‘Shooting Stars 2013’, ku e nominuar nga QKK, Arta Dobroshi do të marrë çmimin në skenën kryesore të Berlinale 2013.

Në mesin e të arriturave të tjera listohen edhe filmat e shkurtër të subvencionuar nga QKK, “Kolona” dhe “Shkurta”. Premiera botërore e filmit “Kolona” të Ujkan Hysajt, u dha në Melbourne (Australi), dh e ai u shpërblye me çmimet kryesor në Monterrey (Meksiko), Vashavë (Poloni) dhe Seul (Kore Jugore), përderisa premiera e filmit “Shkurta”, të Arzana Krajës, u dha në Rio de Janeiro (Brazil), ku edhe u shpërblye.

Dy filma të metrazhit të gjatë, të subvencionuar viteve të kaluara nga QKK, mbajtën premierat në Prishtinë.

Hidromorava

Filmi ‘Kthimi’ i regjisores Blerta Zeqiri, me fitoren në Sundance dhe shumë festivale tjera, i solli Kosovës një fokus të veçantë ndërkombëtar. Ky sukses edhe bëri që regjisorja Zeqiri të pranohet si anëtare në Akademinë Europiane të Filmit.

Qendra Kinematografike e Kosovës në 2012 mbështeti financiarisht 15 projekte filmike, nga të cilat 2 prej tyre janë kooproduksione me shtetet tjera. Për herë të parë Kosova futet në kooproduksion me Shqipërinë dhe me Holandën.

Po ashtu edhe paraseleksionimi i filmave për Ballkanin Perëndimor për Berlinale 2013, që u organizua nga QKK në Prishtine në nëntor 2012, konsiderohet si një e arritur e kësaj qendre.

Ndërkaq, për vitin e ardhshëm kjo qendër do të ketë sfida të tjera, ndër të cilat rritja e buxhetit, mungesa e kinemave në Kosovë dhe rrjetit të distribuimit, ndryshimi i Ligjit për kinematografi, aderimi i QKK-së dhe Kosovës në rrjete e asociacione të ndryshme ndërkombëtare, renovimi, rihapja dhe digjitalizimi i kinemave etj.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.