Fundamenti

Të kënaqur me punën e fundvitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shumë nga këngëtarët e estradës sonë, vitin që e lamë pas e konsiderojnë si mjaftë të suksesshëm. Gjithashtu, ata janë ndarë të kënaqur me aktivitetet që kanë pasur përgjatë festës së fundvitit, që kryesisht janë në vendet evropiane por edhe brenda në Kosovë.

Këngëtari tashmë i njohur për publikun kosovar, Korab Shaqiri e ka kaluar festën e vitit të ri me përplot angazhime nëpër vende të ndryshme. Ai për këtë festë ishte në Vjenë, gjithashtu përformoj edhe në Gjermani, Zagrep, Preshevë, dhe sonte do të jetë në qytetin e Gjakovës.

Ai tregoj për Kosovapress se në vitin 2014 do të sjellë për të gjithë fansat e tij dy ose tri duete, të cilat do të jenë në bashkëpunim me një Drenicake, një Tiranase dhe një Prishtinali.

Ndërsa, për aktivitetet e këngëtares, Kaltrina Selimi, tregoj vëllau dhe menaxheri i saj, pasiqë ajo aktualisht gjendet në Londër. Ai tha se Kaltrina natën e parë të Vitit të Ri e priti me bashkëshortin e saj në Londër. Kishte disa xhirime në Prishtinë, dhe pritet që këta dy muaj të dalë me një projekt të ri.

Uji Dea

Për Mirsa Kërqelin, viti 2013 ishte viti i cili i ndryshoj jetën. Ajo u bë nënë, dhe për këtë arsye këtë vit nuk ishte e angazhuar me koncerte e xhirime. Festën e priti pranë djalit të saj të posalindur dhe pranë familjes së saj.

Këngëtari Nystret Muçiçi festën e Vitit të Ri e priti në rrethin familjar në Duseldorf. Ai tha se viti 2013 ka qenë një vit në të cilin kanë investuar shumë në këngë të reja të cilat do të lansohen këtë vit.

Ndërsa, Edita Sopjani tha për Kosovapress se edhe pse disa nuk e duan dhe nuk e cilësojnë numrin 13 si me fat, për atë viti 2013 ka qenë një vit suksesshëm. Festën e ka kaluar pranë familjes, kurse para festës ka përformuar në Shtime./Kosovapress/