Fundamenti

Të huajt e papunë zhvaten nga ndërmjetësuesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një banesë ku “dhoma e fjetjes”, wc-ja, banja dhe kuzhina, gjithsej 15 metra katrorë, janë të ndara me perde plastike, paguhet 1300 franga në muaj.

Të huajt të cilët në Zvicër nuk kanë punë të rregullt dhe as rreth të njohurish, e kanë shumë të vështirë të gjejnë banesë, gjë që i bën viktima të ndërmjetësuesve të paskrupullt. Emisioni “Rundschau” i televizionit publik të Zvicrës (SRF) ka bërë një reportazh duke hulumtuar raste të tilla, në të cilat të huajt e varfër detyrohen të paguajnë shuma të majme në emër të qirasë për bodrume të mykura pa kushte elementare për jetesë.

Çifti Ximena dhe Ivan Cordova, latinoamerikanë me pasaportë spanjolle jetojnë në një dhomë prej 15 metrash katrorë, pa ngrohje, me një dush të pa izoluar dhe për këtë banesë në Altstetten të Cyrihut paguajnë 1300 franga ne muaj. “Dhoma e fjetjes”, wc-ja, banja dhe kuzhina janë të ndara me perde plastike. Natën bëhet shumë ftohtë, kështu që banuesit flejnë me rroba.

Ata kanë shpenzuar 800 euro për të ardhur në Zvicër, ku përpiqen të mbijetojnë që me punë të herëpashershme të. Or ata me vështirësi arrijnë të paguajnë banesën ndërsa paratë e mbetura mezi u dalin për ushqim. Ivan thotë se për ta është tepër e vështirë të gjejnë një banesë normale.

Uji Dea

Por, ndërkaq, me ligjet në fuqi, është ndaluar banimi në podrum.

Walter Angst, zëdhënës i shoqatës së qiraxhinjve të Cyrihut thotë se shpesh vijnë ndërmjetësuesit (stërshitësit e banesave) të cilët arrin paratë e qirave dhe nuk interesohen më tutje për kushtet e banimit. Ndërsa pronarët nuk brengosen, meqë paratë u shkojnë në konto. Por, thotë Angst, ka hapësira si podrumet, ku nuk lejohet fare banimi. Dhe megjithatë ndodh që të përdoren për këtë destinim.

Ndërkohë, gjendja mund të vazhdojë edhe gjatë kohë e tillë pasi që personat që jetojnë në këto kushte kanë frikë t`i denoncojnë ndërmjetësit , sepse mund të mbeten edhe pa këtë kulm mbi kokë. Njerëzit pa punë të rregullt dhe pa lidhje shoqërore nuk kanë mundësi te gjejnë banesa me kushte normale.(albinfo)