Fundamenti

Të hetohen financat e partive

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike edhe në zgjedhjet e 3 nëntorit do të mund ta përdorin 30 ditshin për fushatë parazgjedhore, e jo marrëveshjen e liderëve që fushata parazgjedhore të shkurtohet në 15 ditë. Kjo fushatë njëmujore do të përcillet sikurse edhe herëve të tjera me shumë paqartësi rreth saj se kush po i financon partitë politike dhe sa po kushton një fushatë zgjedhore.

Megjithatë, KQZ-ja, sipas ligjit për zgjedhje, ka përcaktuar limitin të cilin subjektet politike kanë drejtë ta shfrytëzojnë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, ndonëse nga praktikat e deritashme shihet se partitë kanë shpenzuar shumëfish më shumë se limiti i përcaktuar.

Florian Dushi nga Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka thënë se limiti edhe kësaj radhe është caktuar që të jetë 0.50 cent për çdo votues të regjistruar, ndërsa sipas tij, në komunat në të cilat numri i votuesve është më i vogël se 5 mijë, subjekteve politike është përcaktuar që të jetë 0.70 cent. “Në rast se partitë politike i tejkalojnë këto limite, janë sanksionet administrative që janë paraparë nga KQZ-ja dhe ato konform sanksioneve edhe do të gjobiten. Mirëpo zakonisht subjektet politike i sjellin raportet në harmoni me kufizimet e përcaktuara nga KQZ-ja”, ka thënë Dushi.

Se a po manipulojnë partitë politike me raportet financiare, Dushi nuk ka mundur të thotë se partitë politike manipulojnë me raporte financiare.
“Për këtë janë organet tjera që shikojnë këto raste, por ne çka dimë si KQZ se partitë politike i sjellin raportet e tyre në afatet e përcaktuara dhe në harmoni me këto kufizime”, ka precizuar Dushi.

Valmir Ismaili nga KDI është shprehur se kufizimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore është i rregulluar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, lokale si dhe me rregullat përkatëse të KQZ-së. “Në zgjedhjet e kaluara janë bërë shumë shkelje nga subjektet politike qoftë në tejkalimin e kufizimit të shumës për fushatë qoftë në mos-raportimin e duhur të donacioneve”, ka thënë Ismaili duke bërë me dije se pas zgjedhjeve të kaluara nuk ka pasur sanksione për subjektet politike të cilat kanë bërë shkelje të tilla.

Mobi Casa

Për këtë arsye siç është shprehur ai, nuk pritet që partitë politike të vetëdijesohen vetvetiu dhe si rrjedhojë “do të kemi përsëri problemet e njëjta”.
Nga ana tjetër, Betim Musliu nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka thënë se financimi i partive politike dhe shpenzimi i financave sidomos për fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë problematike në Kosovë. Sipas tij, ka munguar transparenca për financimin e partive politike dhe zyrtarëve të tyre dhe kjo veprimtari do duhej të ishte nën llupen e prokurorisë.

“Kjo për faktin se prej partive politike dhe luftës së tyre të etur për pushtet, ato nuk kanë kursyer asnjë mjet për arritjen e qëllimit final të tyre. IKD ka analizuar me kujdes rolin dhe veprimet e partive politike dhe militanteve të tyre në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2010, ku kishte struktura të organizuara kriminale që manipuluan zgjedhjet. Duke analizuar këto krime të zgjedhjeve IKD ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit që të hetoj krimin e organizuar në zgjedhje”, ka thënë Musliu.

Prandaj, siç ka thënë ai, jo vetëm KQZ-ja që duhet të jetë me e ashpër ndaj mosrespektimit të ligjit nga partitë politike, por financimi i tyre duhet të hetohet nga prokurorët.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se fushata zgjedhore do të jetë 30 ditë. “Marrëveshja mes liderëve politikë që fushata zgjedhore do të jetë 15 ka mbetur vetëm si marrëveshje sepse ndryshimet zgjedhore nuk janë miratuar ende. Dhe derisa s’ka miratim ne punojmë në bazë të ligjit në fuqi”, ka thënë Daka./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.