Eko Higjiena

Të gjithë individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrëvënje të qëllimshme, do të ndiqen penalisht nga policia

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë nënstacionit të Policisë në Muqivërc, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së sotme në objektin e këtij nën stacioni kanë mbajt një takim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP). Gjendja e sigurisë është vlerësuar e mirë nga ana e të pranishmëve. Është diskutuar rreth përhapjes së zjarreve që kohëve të fundit ka pas raste në Komunën e Dardanës dhe Ranillugut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek qytetarët, të kenë kujdes derisa pastrojnë hapësirat e tyre, pasi të njëjtit po kontribuojnë në përhapjen e zjarreve në hapësirat të hapura fushore dhe pyje. Me këtë rast po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën dhe pronën e qytetarëve tjerë.

Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrvënie. Në tri raste janë lokalizuar të dyshimtët dhe ndaj tyre është ushtruar kallëzim penal për “zjarrvënje të qëllimshme” dhe rastet tjera janë duke u hetuar.

UBT

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan së bashku Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP) dhe akterët tjerë janë të angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, do të ndiqen penalisht nga policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton, kushdo që ka informacion rreth atyre personave që me dashje kanë shkaktuar zajrrëvënie të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406/038 50807590.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë./rajonipress/