Hidromorava

Të gjithë e drejtojnë gishtin te Thaçi, për allishverishin me Erdoganin

/ 15 minuta lexim
Hidromorava

Analistët politikë dhe opinionistët e ndryshëm, duke u bazuar në pozicionimin e presidentit turk Erdogan karshi aksionit për dëbimin e 6 gylenistëve, që ndodhi të enjten e kaluar, ku po e sulmon kryeministrin Haradinaj dhe po e mbron presidentin Thaçi, theksojnë se tani nga ky pozicionim realisht është kapur në akt flagrance presidentin Hashim Thaçi, i cili për këtë operacion do të ketë qenë i njoftuar, për të mos thënë që e kreu drejtpërdrejt dhe kryesisht me mentorët e tij në Ankara.

“Me ‘vëllain’ Erdogan, Thaçi ka më shumë interesa private financiare, por edhe me qarqe turke, ku janë të njohur biznesmenët turq për dhënie të MITËS dhe korrupsionit për arritjen dhe fitimin e tenderëve me leverdi financiare për palën turke. Pra, presidenti Thaçi është i kapur nga firmat turke, është i korruptuar nga këto firma turke dhe shumica e parave që vidhen nga politikanët tanë përfundojnë dhe fshihen në Turqi, ku nuk kërkohet prejardhja e milionave se nga vijnë ato para”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”.

Analistët politikë dhe opinionistët e ndryshëm, duke u bazuar në pozicionimin e presidentit turk Erdogan karshi aksionit për dëbimin e 6 gylenistëve, që ndodhi të enjten e kaluar, ku po e sulmon kryeministrin Haradinaj dhe po e mbron presidentin Thaçi, theksojnë se tani nga ky pozicionim realisht është kapur në akt flagrance presidentin Hashim Thaçi, i cili për këtë operacion do të ketë qenë i njoftuar, për të mos thënë që e kreu drejtpërdrejt dhe kryesisht me mentorët e tij në Ankara.

Një gjë të tillë e thotë troç analisti politik Bislim Aliu. “Pa dyshim, deportimi i 6 gylenistëve, që ndodhi të enjten e kaluar, ishte një skandal dhe një gabim i rëndë shtetëror, i cili assesi nuk ka guxuar dhe nuk është dashur që fare të ndodhte. Ky fakt i tmerrshëm shtetëror e kapi në flagrancë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili këtë operacion e kreu me mentorët e tij në Ankara. Pra, në këtë operacion mund të jenë të përfshirë: z. Vuçiq, z. Putin dhe z. Erdogan. Presidenti Erdogan e ka zbardhur këtë përfshirje skandaloze të z. Thaçi, i cili e falënderoi atë në një tubim me qytetarët turq”, u shpreh ai. ” Një kësi operacioni të ngjashëm si në Kosovë, z. Erdogan e kishte provuar ta bënte edhe në Amerikë, duke ofruar 15 milionë dollarë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, por plani në tërësi kishte dështuar. Sigurisht se z. Thaçi mund të ketë marrë edhe mitë, por në anën tjetër, ka marrë edhe fjalë të mëdha miradije nga z. Erdogan se do ta mbrojë atë nga Gjykata Speciale. Arrestimi i 6 gylenistëve ishte me të vërtetë një skandal i rëndë shtetëror, shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, vlerësoi Aliu për “Kosova Sot”.

Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

Analisti politik Ali Hertica vlerëson se nuk ka asnjë dilemë që krerët e institucioneve të shtetit, që kanë qenë të njoftuar dhe e kanë lejuar një aksion të tillë të kenë përfituar në mënyra dhe masa të ndryshme nga shteti turk, por tani aq më brengosës dhe shqetësues është deklarimi nga krerët e shtetit që kanë dhënë fillimisht deklarata kontradiktore. Sipas Herticës, është për t’u gjykuar dhe për t’u analizuar pozicionimi kontrovers i presidentit Thaçi. “Ai madje e interpretoi një pjesë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës edhe me Kushtetutë të Kosovës garantohet e drejta për një proces të drejtë, të rregullt dhe të paanshëm. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 6, të drejtën për një proces të drejtë të rregullt dhe të paanshëm e garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovë. Kapja në befasi e të gjithë mësuesve turq është një dinakëri e turpshme për Thaçin, i cili së bashku me ekipin e tij po del të ishte i involvuar në këtë operacion që shkeli të drejtat e njeriut, pavarësisht që Kosova deklarohet dhe është e ndërtuar me të gjitha ligjet në fuqi dhe Kushtetutën, si një shtet, i cili i ka të garantuara liritë për të gjithë qytetarët, pa dallim ngjyre dhe feje, po qe se nuk e shkelin Kushtetutën e shtetit”, vlerësoi ai. “Ky aksion i tillë po jep sinjale sipas të cilave po del se bisedat për deportim kanë filluar që nga nëntori në Ankara, në mes të Thaçit dhe Erdoganit, ku u planifikua krejt plani për deportimin i turqve në dorën e një diktatori. Politika dhe strategjia e Erdoganit filloi edhe me Amerikën, por SHBA-ja është dhe mbetet shteti i demokracisë dhe shtet i lirive e të drejtave të njeriut në botë dhe për atë arsye amerikanët nuk kanë rënë në kthetrat e Erdoganit, edhe pse iu ka premtuar një shumë të lartë milionëshe për kidnapimin e gylenistëve në Amerikë”, potencoi ai për “Kosova Sot

Deputetët fajësojnë presidentin

Përgjegjësinë e presidentit në këtë skenar e shohin të zbardhur tani edhe deputetë të partive politike në pozitë dhe opozitë, duke besuar që ajo përgjegjësi do të konstatohet dhe do të adresohet sipas ligjeve në fuqi. Një pritje të tillë e ka edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën . “Një gjë mund të them se deportimi në këtë formë i qytetarëve të huaj nga Kosova është shkelje e asaj që është fundamentale në një shtet demokratik dhe mendoj që ataku më i madh që i është bërë Kosovës së pasluftës është ky veprim që është bërë në këtë formë. Presidenti Thaçi nuk mund të mos ketë qenë i involvuar dhe tani krejt simptomat tregojnë që edhe ai është i involvuar në këtë çështje, kurse arsyet i di vetëm ai pse, por një gjë e dimë që nuk janë respektuar ligjet në fuqi të shtetit të Kosovës dhe mendo që për këtë çështje dikush duhet të japë përgjegjësi”, tha Berisha për “Kosova Sot”. Një dyshim të tillë e ngre edhe deputeti Ali Lajçi nga VV-ja, po ashtu duke besuar se do të adresohet edhe përgjegjësia. “Këtu kemi mjaft makinacione, që po shihet se çfarë janë, për fat shteti juridik dhe procedurat çfarë do të duhej të zbatoheshin në rast të ekstradimit të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë nacionale, janë të caktuara dhe do të duhej të respektoheshin. Në këtë rast ka rënë niveli i shtetit juridik dhe procedurat, kështu që në një mënyrë del se qytetarët janë kidnapuar për shkaqe politike etj., që ende vepra e tyre nuk ka qenë e konfirmuar, madje as e hetuar në atë kuptimin e shkallës që do të dinim se vërtet ata kanë kryer ndonjë vepër, në këtë rast aq më tepër më kualifikime terroriste”, tha Lajçi për “Kosova Sot”.

Qytetarët drejtojnë gishtin kah Thaçi

FIDANISHTJA

Gazeta mori edhe mendime të qytetarëve rreth përfshirjes së presidentit dhe përgjegjësisë së tij në këtë skandal. Ata besojnë që presidenti e ka bërë këtë veprim jo për përfitim material, sepse ka mjaft, por vetëm që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale, në rast të ndjekjes nga ky institucion. Qytetari Sabit Salihu e sheh në marrëveshje të drejtpërdrejtë presidentin Thaçi me homologun turk Erdogan rreth këtij rasti. “Ky sigurisht ka menduar për vete, sepse mospuna e tij serioze si kryetar shteti, por edhe si kryeministër, e ka sjellë Kosovën në një kolaps, prandaj dyshoj që ky me dorëzimin e 5 profesorëve dhe të doktorit, me të vërtetë e ka bërë një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, dhe ky sigurisht dëshiron t’ia ndërtojë folenë vetes pas këtyre pisllëqeve që i ka bërë deri më tash. Me këtë po tregohen shumë të papërgjegjshëm, dhe udhëheqësi më të papërgjegjshme Kosova as në monizëm nuk ka pasur”, tha Sabit Salihu për “Kosova Sot”. Po aq i drejtpërdrejtë ishte edhe Idriz Zogaj.”Unë mendoj që nëse dikush ka përfituar këtu, më së paku kanë përfituar kosovarët dhe Kosova në përgjithësi, ndërsa përfituesi kryesor sipas kësaj mund të jetë presidenti. Për përfitime materiale kryetari më nuk ka nevojë, sepse ai ka përfituar mjaft, nuk e di as vetë sa është pasuria e tij marramendëse, por ai, siç duket, është i zhytur diku tjetër, dhe mbase mund të shpëtojë diçka tjetër më shumë se sa paratë”, tha Zogaj për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: HASHIMI I BROJËS, KY KAPO I BANDËS ‘PRONTO’, DO TË TRASHË XHEPAT DUKE E FRYRË KONTON

Sipas analistit Reshat Badallaj, pazaret që po i bën Hashimi i Brojës në dëm të Kosovës janë të pista, të turpshme dhe në dëm të vendit. “Këtë pazar ky harambash nuk e ka bërë kot së koti. Këtu ka dallavere tinëzare që i ka bërë për interesa të tij personale, sidomos për të shpëtuar lëkurën e tij dhe për t’u pasuruar hajnisht, duke dhënë edhe shpirtra njeriu, kurse ky kapo i bandës ‘Pronto’ do të trashë xhepat duke e fryrë konton. Ka të ngjarë që Hashim Broja të ketë marrë miliona euro ose dollarë nga Turqia, por pasojat kundër vendit tonë do të shihen më vonë. Përgjegjësia pa dyshim se do të bjerë mbi supet e këtij matrapazi”, u shpreh ai. ” Nuk jam i keq për të menduar se Hashimi i Brojës nuk do të sigurojë vend në Turqi për azil, sepse këtë e ka gjetur herët apo vonë,sepse shumë të zeza i ka sjellë vendit për të shpëtuar lëkurën e tij, dhe për interesa personale, karrieriste e përfitime materiale, duke u bërë më i kamur se sheikët arabë, që deri dje ishte leckaman dhe me djersen e taksapaguesve u bë super milioner “, tha Badallaj për “Kosova Sot”

KELMENDI: FAKTI I DEKLARIMIT TË Z. ERDOGAN FLET MBI FAKTIN SE ËSHTË MU Z. THAÇI URDHËRDHËNËSI

Sipas prof.Muhamet Kelmendit,veprimi arbitrar,i kryer nga organet e Kosovës,pa qenë në dijeni presidenti as që ka mundur të ndodhë, ngase këtë gjë e vërtetoi presidenti i Turqisë,z.Erdogan,që do të thotë se nuk kanë mundur të kryhen dhe as që mendohet se do të ekzekutohej deportimi pa një vendim dhe urdhër të prerë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.”E mira e kësaj është fakti i vërtetësisë se aksionit nga Erdogani për urdhrin që e dha presidenti,z.Hashim Thaçi,mbi deportimin është në kundërshtim me ligjet e vendit. Edhe pse presidenti i Kosovës në medie dhe në konferencë për shtyp doli dhe e kundërshtoi atë se ka ndonjë lidhje me deportim,mënyra e kundërshtimit dhe fakti i deklarimit të z.Erdogan flasin mbi faktin se është mu z.Thaçi urdhërdhënësi, si dhe të tjerët janë vetëm ekzekutuesit e urdhrit”, theksoi ai.”Natyrisht se përgjegjës për rastin është edhe kryeministri, sepse organet ekzekutive janë ekzekutuesit e urdhrit, por përgjegjësinë kryesore e ka urdhërdhënësi, për mendimin tim, z.Hashim Thaçi,të cilën gjë e provoi presidenti i Turqisë me falënderim për deportimin e 6 qytetarëve që iu dha z.Thaçi.Natyrisht se veprimi i z.Thaçi është i ndaluar dhe ka dy baza shumë të rënda,të cilat tregojnë se shteti ligjor nuk funksionon.Kjo është shkelje e rëndë, sikundër se është shkelje e rëndë edhe puna e Policisë së Kosovës që vepron me urdhra të z.Thaçi e jo të organeve kompetente të Qeverisë.Pra,deportimi është në kundërshtim me nenet 23-35 të Kushtetutës së Republikës,ku bëhet fjalë mbi zbatimin e konventave ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve,mbi të drejtën në jetë dhe në shqyrtimin gjyqësor ligjor,pa ndikim nga jashtë dhe mbi mbrojtje juridike të kualifikuar.Në fund është në kundërshtim me shtetin ligjor ku nuk mund të deportohet askush pa vendim të prerë të gjykatës kompetente të vendit,përkatësisht të Kosovës”, potencoi Kelmendi për “Kosova Sot”.”Askush pa vendim gjyqësor nuk ka të drejtë të veprojë.Këto pra janë shkeljet,që sipas mendimit tim,e duke u bazuar në nenin 91 të Kushtetutës,e obligojnë Kuvendin që të iniciohet procedura për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e presidentit”,tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

MIFTARI: RASTI ME QYTETARËT TURQ TREGON SE PRESIDENTI THAÇI ËSHTË NJËKOHËSISHT KRYETAR, KRYEMINISTËR, KRYEPROKUROR, KRYEGJYQTAR I KOSOVËS DHE SILLET EDHE SI MBRET I KOSOVËS!

Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari thotë se kidnapimi dhe deportimi i 6 qytetarëve turq, të ashtuquajtur gylenistë, i thyen të gjitha ligjet e mundshme të Kosovës dhe i shkel të gjitha konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, pasi atyre njerëzve është dashur t’u tregohet se kanë të drejtë edhe në kërkesë për azil politik në Kosovë ose në ndonjë shtet tjetër. “Me kidnapimin e tyre është shkelur sovraniteti i shtetit dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Kjo i bie që edhe Serbia me ndihmën e AKI-së ka të drejtë të na kidnapojë neve si pjesëtarë të UÇK-së që kemi luftuar kundër saj dhe të na gjykojë, të na persekutojë dhe të na dënojë! Unë e kam thënë edhe shumë herë se AKI-ja është e mbushur me daja, nipa, teze të SHIK-ut e PDK-së dhe me familjarë të UDBASHËVE, që dikur dhe sot zemra u rrah fort për nënën Jugosllavi dhe sidomos Serbi. E njëjta vlen për prokurorinë dhe gjyqësinë, ku sundojnë servilët e çdo sistemi deri sot, madje edhe servilë të klanit ‘Pronto’, por edhe të LDK-së dhe deri diku edhe të AAK-së”, theksoi ai. “Rasti me qytetarët turq tregon se presidenti Hashim Thaçi është njëkohësisht kryetar, kryeministër, kryeprokuror, kryegjyqtar i Kosovës dhe sillet edhe si mbret i Kosovës. Detyrimi i dorëheqjeve në AKI dhe MPB lidhur me këto kidnapime janë vetëm për t’ia mbuluar duart dhe këmbët e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit. Në këtë rast reputacioni i shtetit tanë ka rënë përtokë, ndonëse vazhdimisht ka qenë edhe ashtu i kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për mossundim të ligjit dhe si shtet i korruptuar, i manipuluar nga strukturat e korruptuara politike”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”.

Ai madje vlerëson se përfitimi i Thaçit me kompani nga kjo lojë është marramendës dhe kryesisht biznesor. “Implikimi i presidentit në punët që nuk janë detyra e tij ka shumë kuptime, dhe kuptimi dihet shumë mirë se si tandemi ThaçiVeseli tërë ditën thirren në demokraci, në Bashkimin Evropian dhe në Uashington, por faktikisht këta njerëz tërë ekonominë e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë dhe shumë resurse vitale i kanë shitur apo ia kanë falur Turqisë, KEK-un,Aeroportin, ‘Bektel- Enka’, Ballkani…dhe shumë punë të dyshimta që i kryen TIKA Turke në Kosovë, përveç xhamive dhe minareve, nuk ka bërë pothuajse asnjë investim të rëndësishëm, siç ka bërë Turqia në Serbi. Pra, te ne turqve iu kanë dhënë shumë kontrata dhe tenderë të dyshimtë, resurse vitale firmave turke që faktikisht disa pronarë janë familjarë dhe dhëndurë të Taip Erdoganit. Kjo tregon se presidenti ynë ka lidhje të tjera me Turqinë, përpos lidhjeve shtetërore. Me ‘vëllain’ Erdogan, Thaçi ka më shumë interesa private financiare, por edhe me qarqe turke, ku janë të njohur biznesmenët turq për dhënie të MITËS dhe korrupsionit për arritjen dhe fitimin e tenderëve me leverdi financiare për palën turke. Pra, presidenti Thaçi është i kapur nga firmat turke, është i korruptuar nga këto firma turke dhe shumica e parave që vidhen nga politikanët tanë përfundojnë dhe fshihen në Turqi, ku nuk kërkohet prejardhja e milionave se nga vijnë ato para”, tha Miftari. “Hashim Thaçi nuk ka edhe rrugë tjetër pos t’ia shtrijë qafen Taip Erdoganit, pasi është i korruptuar thellë nga firmat turke”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot.