UBT

Të gjitha shkollat e Gjilanit kanë nisur mësimin me kohë dhe sipas planifikimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit kanë nisur vitin shkollor 2017/2018 të gjitha shkollat pa asnjë përjashtim, kanë bërë të ditur autoritetet komunale nga sektori i arsimit gjatë vizitave që kanë bërë në disa shkolla në qytet dhe fshatra.

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë që viti shkollor të nis me kohë dhe sipas planifikimit. Si drejtori dhe me mbështetje edhe të kryetarit të Komunës së Gjilanit, janë bërë renovimet e shkollave të shumta që ato të jenë të gatshme për të nisur punën. Edhe regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë është bërë gjithashtu në afatin kohor të përcaktuar nga Drejtoria dhe gjithçka është gati që të kemi një vit të mbarë në fushën e arsimit”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Kastrati-Haziri.

UBT

Ajo, së bashku me stafin e DKA-së, kanë vizituar disa shkolla, ku janë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit shkollor, duke dëshiruar suksese dhe punë të mbarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.