Të gjitha rrugët në Komunën e Vitisë janë të qarkullueshme
Viti – Pas reshjeve të fundit të bores, Institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka ndërhyrë me pastrimin e rrugëve nga bora.
Sipas zyrtarëve komunale të kësaj drejtorie bëhet me dije se të gjitha rrugët në komunën e Vitisë janë të qarkullueshme.
Zyrtarët komunal bëjnë me dije se pastrimi i rrugëve nga bora po vazhdon edhe në viset rurale konkretisht në fshatin kufitar Debelldeh./rajonipress/


