‘Të fortit’ në krye, ja mashtrimi nga partitë me listat për deputet

Analistët politikë të cilët i kanë parë me kujdes të madh dhe analizuar listat me kandidatët për deputetë, konsiderojnë se futja e disa emrave të rinj në lista, është vetëm një farsë kinse për hapësirë kuadrove dhe vlerave të reja, pasi monopoli në lista përsëri është rezervuar nga deputetët “veteranë”, të cilët mbeten në qendër të vëmendjes dhe janë uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike, duke u renditur gjithmonë në pjesën e epërme të listës për deputet.

 

“Edhe kësaj radhe partitë politike i manipuluan listat zgjedhore me kandidatët për deputet, kinse duke futur emra të rinj vetëm formalisht”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët i kanë parë me kujdes të madh dhe analizuar listat me kandidatët për deputetë, konsiderojnë se futja e disa emrave të rinj në lista, është vetëm një farsë kinse për hapësirë kuadrove dhe vlerave të reja, pasi monopoli në lista përsëri është rezervuar nga deputetët “veteranë”, të cilët mbeten në qendër të vëmendjes dhe janë uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike, duke u renditur gjithmonë në pjesën e epërme të listës për deputet.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa në këtë far ‘marifeti’ nuk bënë përjashtim asnjë subjekt politik, pa dallim nëse bëhet fjalë për pozitën apo opozitën.

“Sepse egoja për një ulëse në Kuvend është ego e sëmurë e të fortëve në të gjitha partitë politike që nuk lejojnë reforma substanciale dhe nuk duan që të lëshojnë rrugë për kuadrot e reja. Konsideroj se futja e emrave të rinj në listat zgjedhore nga ana e partive politike është vetëm një kozmetikë mashtruese për opinionin publik kinse kanë bërë ndryshime dhe reforma brenda partiake, ku përveç kuotës gjinore nuk ka shans që emrat e rinj të dalin fitues karshi betejës brenda llojit me “veteranët” e pasuruar për dy, tre e katër mandate. Edhe kësaj radhe partitë politike i manipuluan listat zgjedhore me kandidatët për deputet, kinse duke futur emra të rinj vetëm formalisht, por që në praktikë figurat e vjetra me nga tre katër mandate deputeti i kanë renditur si gjithmonë në pjesën e epërme të listës për deputet. Pra, “veteranët” me nga tre-katër mandate janë përsëri uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, kjo mënyrë kamuflimi, kinse po krijohet mundësi me emra të rinj, flet më së miri se sa të fuqishme dhe të mirë përgatitura për manipulim janë klanet mafioze që kanë kapur të gjitha partitë politike.

“Klanet mafioze të partive të njëjta politike do të jenë përsëri “boshti kurrizorë” i Kuvendit. Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk do të jetë më pak dhe as më shumë sesa një ri konfigurim i legjislaturës së kaluar. Përbërja e re, apo më mirë thënë e vjetër, nga klanorët e liderëve partiakë, do t’i ngufatë zërat e rinj në kuvend”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, edhe ndonjë emër i ri deputeti i cili do të depërton rastësisht mes rreshtit të “ujqërve’ të vjetër, do të jetë në pozitën e servilit dhe të diktatit të të fortëve.

“Juniorët” do të jenë vetëm numra që do të përdorën për interesa klanore për mos votim apo vetëm për votim të agjendave partiake, që i bie se deputetët e rinj do të dirigjohen nga tërësisht “veteranët” dhe liderët, nga bosët partiak. Shprehur në mënyrë figurative, deputetët e rinj do të jenë “rrota” të reja të “karrocës” së kuvendit e cila do të drejtohet nga “timonierët” e vjetër”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).