Mobi Casa

Të formohet sa më shpejt qeverisja e re lokale

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan-Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, kërkon nga spektri politik i Komunës së Bujanocit, që sa më shpejt ta formojnë qeverisjen e re lokale, sipas afatit të procedurave ligjore.

Në një reagim të Lëvizjes për Kthim dhe Integrim thuhet se ditët po kalojnë e partitë politike shqiptare, të cilat e kanë fituar shumicën e këshilltarëve komunalë, në zgjedhjet e 6 majit të këtij viti, shtyhen me inate e lokalizma për t’u mos u marrë rreth gjetjes së partnerëve të koalicionit për ta themeluar Kuvendin e ri komunal.

“Në se votuesit shqiptarë,shprehën vullnetin e tyre maksimal, që subjektet shqiptare të kenë më shumë ulëse në parlamentin e ri lokal, pse atëherë liderët partiakë shtyhen me bryla e ndërskamca, për ta zvarritur realizimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votim”thuhet në reagim.

Në se ne themi se këto zgjedhje për dallim nga ato tri të mëparshmet janë më historike, ngase nga shuma e përgjithshme me këshilltarëve sa ka Kuvendi komunal kanë arritur të sigurojnë 30 mandate, pse atëherë gjenden në mesin e partive politike shqiptare individë e grupacione, të cilat favorizojnë opsionet për formimin e qeverisjes lokale me partitë serbe, të cilat në këto zgjedhje mezi arritën të sigurojnë 11 mandate.

Uji Dea

Fatmir Sopi kryetar i Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, apelon te subjektet politike shqiptare, të mos luajnë me fatin e zgjedhësve të tyre, të cilët në kushte gati të jashtëzakonshme dolën masivisht nëpër vendvotime për të votuar të përfaqësuesit e tyre legjitim, në mënyrë që ata t’i realizojnë kërkesat e tyre me rrugë institucionale.

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, këtë zvarritje të formimit të institucioneve komunal e sheh si një rrugë e rrezikshme e krijimit të një vakumi institucional, i cili po i shkon për shtati Beogradit për të krijuar tensione në Luginë si dhe për të marrë ekspedita në bastisjen e arrestimin e ish ushtarëve të UÇPMB-së.

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, kërkon me urgjencë thirrjen e një mbledhjeje të përbashkët të partive shqiptare pjesëmarrëse të zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit, për të vendosur sa më shpejt partnerët e koalicionit për formimin e Kuvendit të ri komunal, përndryshe jemi të detyruar t’i thërrasim qytetarët në protesta për ta mbrojtur votën e lirë, dinjitetin e zgjedhësve dhe imazhin e komunës sonë përfundon reagimi./rajonipress/