Mobi Casa

Të enjtën debat me qytetarë, tema – mungesa e ujit të pijshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të enjtën organizon debatin me temën :”Cilat janë projektet dhe alternativat që Gjilani të furnizohet me ujë të pijshëm”, në të cilin debat do të marrin pjesë zyrtar komunal, qytetarë, ata të “Hidromoravës”, mediat dhe shoqëria civile.

Mungesa e ujit të pijshëm vazhdon të mbetet preokupimi kryesor i qytetarëve dhe shoqërisë civile në Gjilan. Cilat janë alternativat e qeverisjes komunale dhe kompanisë “Hidromorava”, sa po punohet dhe është duke u punuar nga Task Forca e themeluar enkas për këtë çështje dhe tema tjera që lidhen me këtë preokupim qytetar do të trajtohen të enjtën duke filluar nga ora 11.00 në Hotelin “Kristal” në Gjilan.

Në debat janë të ftuar për të folur para qytetarëve: Lutfi Haziri, Muhamed Suliqi, Arbër Ismajli, Momin Morina, ekspert, mediat dhe OJQ e ndryshme që veprojnë në Gjilan.

UBT

Gjilani aktualisht po përballet me mungesën ekstreme të ujit të pijshëm dhe ende s`ka ndonjë rezultat pozitiv për të qetësuar qytetarët se gjendja me ujin e pijshëm mund të stabilizohet.

Debati është i hapur për qytetarë./rajonipress/