Eko Higjiena

Të dyshuarit për vrasje të rëndë i caktohet masa e arrestit shtëpiak

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej dy muajve Bekim Shkodrës nga Desivojca e Kamenicës.

Bekim Shkodra dyshohet për një vrasje që ka ndodhur në Prishtinë në qershor të vitit 2012 tha avokati i tij Shemsedin Piraj. Ndryshe Gjykata Themelore e Prishtinës departamenti për krime të rënda i ka zëvendësuar masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak.

Sipas arsyetimit që ka dhënë gjykatësi i procedurës paraprake Vebih Kashtanjeva , ekzistojnë arsyet ligjore që kjo masë t`i zbutet Shkodrës , pasi vet prokurori i shtetit Feti Tunizliu ka propozuar ndryshimin e masës së paraburgimit.

Fundamenti

Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës masa e arrestit shtëpiak do t`i llogaritet Shkodrës nga data 6 mars 2013 deri më 6 maj 2013.

Bekim Shkodra është akuzuar për vrasje të rëndë dhe ndaj tij janë zhvilluar hetime shtesë prej 6 muajve. Ai është arrestuar më 7 qershor të vitit 2012. /rajonipress/