GRANDEMALL

“Të dominoj uniteti, urtësia dhe vendosmëria”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve myslimanë, duke thënë se të gjithë ata janë vëllezër, prandaj mes të tyre duhet të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit është mbajtur në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë. Ai ka filluar disa minuta pas orës 5:00.

Pas disa ligjëratave, në orën 6 e 23 minuta ka filluar falja e Bajramit. Pas përfundimit ka dhënë mesazhin myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke thënë se me agjërimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit u tregua respekt për Zotin.

“Përmes agjërimit të këtij muaji të bekuar, besimtarët manifestuan respektuan ndjenjën e respektit ndaj Allahut Gjyleshanehu. Sot në këtë ditë feste ditë madhërimi e nderimi mbi 1 miliard mysliman në katër anët e botës ngrenë zërin e tyre lartë duke thënë Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber. Tekbirëve të tyre u bashkohen edhe engjëjt dhe tërë gjithësia. Ata edhe me këtë rast konfirmojnë se Krijuesi i tyre është një dhe se të gjithë besimtarët janë vëllezër në mes të cilëve duhet të dominoj uniteti, urtësia dhe vendosmëria. Allahu në Kuranin e madhërishëm na mëson. Kapuni që të gjithë për litarin në fenë e Allahut e mos u përçani”, ka thënë Tërnava, transmeton KP.

Ai ka shtuar se me daljen nga muaj i Ramazanit të gjithë janë të gëzuar, pasi që kryen një obligim me sukses ndaj krijuesit të gjithësisë.

FIDANISHTJA

“Besimtarët si asnjëherë më parë janë të gëzuar se Allahu i mbajti në jetë që ata të kryejnë këtë obligim”, ka thënë myftiu.

Sipas tij, besimtari nuk e përjeton dhe as që duhet t’i gëzohet festës nëse fqinji i tij ose jetimi nuk ka se si t’i gëzohet kësaj feste.

“Besimtarët myslimanë edhe pse po ndahen sot nga muaji i Ramazanit të bekuar, kjo nuk do të thotë se po lirohen edhe nga detyrimet e mëtutjeshme të fesë islame”.

Sipas tij, në ditët që vijnë assesi nuk guxohet të lihen lutjet, të cilat edhe pas muajit të Ramazanit duhet të vazhdoj gjatë tërë vitit.

Tërnava ka shtuar se shoqëria jonë ka nevojë për themele të shëndosha dhe duhet të ngritët mbi bazën e punës së ndershme, “prandaj duke shfrytëzuar këtë rast e këtë ditë të shenjtë, të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të bashkëveprojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, të pastër e të ndershme dhe të mos lejojmë që në mesin tonë të depërtoj virusi degjenerues e devalvues”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.