UBT

Të dielën, mot i ftohtë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Vorbulla ciklonike që solli të reshurat e borës, ditëve të fundjavës do të humbas fuqinë dhe do të zhvendoset në lindje nga deti i Zi, ndërkohë nga Mesdheu fusha të presionit më të lartë do të shtrihen mbi rajon, e me to edhe masa më të ngrohta ajrore që në fillim të javës do të rrisin temperaturat.

Mirëpo në fillim të javës një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, që do të sjellë kushte sërish për të reshura mbi vendin tonë, por këtë herë reshje shiu, ndërsa reshje bore parashihen vetëm në vise malore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit gjatë ditës së sotme, si pasojë e erërave të fuqishme dhe reshjeve të borës, në ditët e fundjavës nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, kështu-që vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit sërish do të rriten në të pashëndetshme.

E diel – Në mëngjes shumë ftohtë. Në ultësira mundësi për mjegull. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

E hënë dhe e martë– Të hënën kryesisht mot me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore. Ditën e martë reshjet e shiu vazhdojnë përgjatë mëngjesit, e vende-vende mund të ketë edhe shi të akullt. Ditën kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje riga lokale shiu. Në vise malore priten reshje bore.

HW

E mërkure – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, e nga pasditja e ditës së diel do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të zbresin deri në -7C e në fillim të javës do të rriten deri në +1C, ndërsa maksimalet nga -2C, të shtunën do të rriten deri në +7C.

Era pritet të pushojë ditën e shtunë, mirëpo ditëve në vijim do të fryjë drejtimesh të ndryshme nga 1-10m/s.

Shtypja atmosferike edhepse do të rritet rreth vlerave normale, do të zbres sërish nën këto vlera./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.