FITORJA

Të dhënat për rritje të punësimit, të pasakta dhe me prapavijë politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të dhënat e dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për rritje të punësimit prej 2.8 për qind, kanë ngjallur reagime të disa institucioneve në vend.

E ai që s’pajtohet kurrsesi me këto të dhëna, është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, sipas të cilit të dhënat e publikuara nga ASK për rritje të punësimit prej 2.8 për qind, janë krejtësisht të pasakta dhe me prapavijë politike.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se shifrat e dala nga ASK, lënë shumë për të dëshiruar dhe se japin një pasqyrë të deformuar. Ndërsa pohon se edhe nëse do të donin ta pranonin si shifër të vërtetë,atëherë duhet të dihej se ku janë këta njerëz të punësuar, kur dihet që në sektorin privat, më shumë ka largim të punëtorëve nga puna se sa punësim. E ndërkaq sektori publik, është i stërngarkuar dhe nuk ka mundësi që të absorboj fuqi të re punëtore.

Mobi Casa

Por një vlerësim i tillë, nuk është aspak korrekt për Bashkim Bellaqen, nga ESK-ja. Ai i ka thënë KosovaPress-it se të dhënat për rritje të punësimit, të publikuara ditë më parë nga ky institucion, janë plotësisht të sakta. Ai tha se ASK-ja është një institucion apolitik dhe se të dhënat e dala nga ky institucion janë plotësisht të sakta. Ndërsa thekson se nuk e ka ndërmend të ia mbush mendjen askujt, që dyshon në të dhënat e dala nga institucioni në fjalë.

Ndryshe, sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore, të dala për vitin 2013, në Kosovë kemi një përmirësim të shkallës së punësimit, ndërsa shkalla e papunësisë ka një rënie të lehtë.

Nëse krahasohen me rezultatet e AFP-2012, në vitin 2013 kemi një rritje të shkallës së punësimit për rreth 2.8%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.