FITORJA

Të dashuruar deri në vdekje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një e sëmurë terminale me kancer ndërroi jetë në krevat, përkrah bashkëshortit të saj, i cili pranoi ta shoqëronte në këtë rrugë pa kthim pasi nuk mund të përballonte dot idenë që të jetonte pa të.

Kjo histori e madhe, njëkohësisht e trishtë dashurie, përfundoi ditën e martë në faqet e para të gazetave britanike.

71-vjeçarja Maureen Read, në javët e fundit të jetës së saj për shkak të sëmundjes së pakurueshme, nuk mund të përballonte dot më dhembjet e forta dhe vendosi që t’i jepte fund vetë jetës së saj.

GRANDEMALL

Megjithatë, bashkëshorti i saj, 76-vjeçari John, i dëshpëruar nga ideja se mund t’i duhej të jetonte vetëm pas 50 vjet martese, vendosi që t’i bashkohej dhe që të vdisnin të dy përkrah njëri-tjetrin në shtratin e dashurisë së tyre.

Një ditë përpara se të vdisnin, të moshuarit i kërkuan fëmijëve të tyre që t’i spostonin shtratin përpara dritares, nga e cila mund të shihnin një pamje të mrekullueshme të lumit, të qytetin e tyre në Devon.

Nëpërmjet një letre, ata i shpjegonin fëmijëve se ishin betuar që do të jetonin bashkë deri sa vdekja t’i ndante, por pas 50 viteve, kishin kuptuar se e donin aq shumë njëri-tjetrin, sa tashmë as vdekja nuk mund t’i veçonte më nga njëri-tjetri.
Të moshuarit, ndërruan jetë paqësisht, pasi morën secili një mbidozë qetësuesish në banesën e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.