Uji Dea

Të bashkuar rreth korrupsionit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Enis Veliu – Deklarata e sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, se shtetet e Ballkanit janë në barrën e korrupsionit, është alarm tejet shqetësues, sidomos për vendin tonë, që prin në rajon për shkallë të lartë të korrupsionit.

Sipas sekretarit Kerry, aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve (Ballkanit) po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarkike, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare.

Niveli i lartë i korrupsionit në vazhdimësi po e fundos Kosovën. Dhënia e mjeteve në këmbim të kryerjes së punëve, tashmë është bërë standard në shtetin më të ri në Evropë. Shumë thjesht. I ke paratë, e kryen punën. E nuk i ke ato, sillesh, mundohesh dhe në fund kthehesh duarbosh në shtëpi.

Ryshfeti po kërkohet që nga momenti i nxjerrjes së një certifikate të lindjes, e deri te vendimet e mëdha që merren direkt nga Qeveria e Kosovës.

Deklarata publike e kreut të Institutit “KIPRED”, Ilir Deda, e dhënë para pak kohësh se njerëzit në pushtet i kanë marrë 30 milionë euro korrupsion me rastin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut, kaloi në heshtje.

Përveç mediave, me të thuajse askush nuk u mor, edhe pse skandalin në fjalë, Dedës ia kishin konfirmuar dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Behgjet Pacolli e Mimoza Kusari –Lila. Në atë kohë, një ditë pas publikimit, dy protagonistët, Pacolli e Kusari-Lila, u munduan ta mohojnë një gjë të tillë. Mirëpo, Deda edhe më tutje qëndronte pas deklaratës së dhënë. Ai vazhdon të këmbëngulë se ka pasur pazare dhe korrupsion në rastin e privatizimit të distribucionit, i cili parë pak kohësh iu shit kompanisë turke “Calik&Limak” për 26 milionë euro.

FIDANISHTJA

Mirëpo, përpos Dedës, ka edhe shumë të tjerë viktima të korrupsionit, e që disa nga ta kanë denoncuar rastet e tyre në prokurori, por fatkeqësisht askush s’po merret me ta.

Një dosje prej më shumë se 2000 faqesh me shkelje, keqpërdorime e abuzime të pronës e parasë publike nga ish-drejtori i privatizimit, Ahmet Shala, ka që një kohë të gjatë që fle në prokurori. Ata që e kanë dërguar atë në vazhdimësi po zbulojnë dhe evidentojnë shkelje të reja që kanë ndodhur gjatë procesit të privatizimit të Ndërmarrjes Bujqësore Industriale “Suhareka” po në këtë qytet, por fuqia e tyre është e vogël karshi personit që ata po e denoncojnë në vazhdimësi, e i cili para një kohe u avancua, duke u dërguar ambasador i Kosovës në Japoni.

Jeta në Kosovë çdo ditë e më shumë po rëndohet, pasi në vazhdimësi zhvillimi i ekonomisë po pengohet. Qeveritarët së fundi janë vënë në “gjah” edhe pas investitorëve të huaj, të cilët nuk po i bien në vendin tonë për të investuar, për të krijuar vende të reja pune, por për të marrë përqindjen e që në disa raste e kalon edhe njëzetëshin.

Kur behët fjalë për afera korruptive, liderët e partive kryesore në vend gjithmonë tregohen se janë të “gatshëm” për ta luftuar atë.

Mirëpo, thuajse në vazhdimësi ata vetë janë të lidhur me të. Politikanët, familjarët e tyre, por edhe ata që janë të lidhur me këta të fundit, bëjnë jetë luksoze me para të popullit (taksat që i paguajnë qytetarët e këtij shteti). E ndërkaq, qytetarët, më shumë se 40 për qind e tyre, jetojnë në varfëri, rreth gjysma e të cilëve nuk kanë bukë të mjaftueshme për veten dhe familjet e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.