FIDANISHTJA

Tatimi në pronë shënon rënie

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zijadin Maliqi thotë se për 180 mijë euro ka më pak hyrje tek tatimi në pronë shkaku i kushtëzimeve. Nazmi Halili tha se është e vërtet se ka rënie dhe sipas tij qytetarët veturat po i regjistrojnë në Artanë, Viti e Kamenicë.

Arka komunale që deri dje mbushej nga të hyrat e tatimit në pronë ka nisur të zbrazet krahasuar me vitet paraprake. Këtë shqetësim e ka bërë publik Zijadin Maliqi nga komisioni për ekonomi i LDK-së.

Sipas Maliqit të hyrat e tatimit në pronë krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar rënie për 180 mijë euro. Maliqi tha se kjo rënie po ndodhë për shkak të kushtëzimeve që ka aplikuar Kuvendi Komunal për dy kompanitë publike “Hidromorava” dhe “Higjiena”.

GRANDEMALL

Maliqi mendon se ky hap është kontraproduktiv sepse mjetet financiare po derdhen në komunat e tjera dhe realisht qytetarët po ikin në komunat e tjera. Maliqi ka kërkuar që urgjentisht Asambleja Komunale ta shfuqizojë këtë vendim.

Ndërkaq Nazmi Halili shef i tatimit në prone tha se është e vërtetë se ka rënie të tatimit në pronë dhe kjo për shkakun se qytetarët duke ikur nga kushtëzimet po shkojnë në qytetet tjera. Sipas tij qytetarët gjilanas më së shumti po shkojnë në Kamenicë, Viti e Artanë.

Halili nuk dha ndonjë shifër se për sa po dëmtohet sektori i tatimit në pronë shkaku i kushtëzimeve , por tha se do të ishte me interes që vërtet ai kushtëzim të hiqet sepse është ngarkesë shumë e madhe për xhepin e qytetarit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.