Tatimi në pronë rritë të hyrat vetanake
Gjilan –Në Artanë është diskutuar analiza e të hyrave vetanake komunale 2004-2011 dhe çështja se si të parapërgatitët një fushatë e suksesshme për t`i vetëdijesuar qytetarët se sa është e rëndësishme pagesa e tatimit në pronë dhe pse taksapaguesit duhet të jenë të rregullt.
Me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe Efektive USAID/DEMI është mbajtur punëtori vlerësuese e liderëve komunal në krijimin e konsensusit për fushatën e të hyrave vetanake.
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri,Kryesuesja e Kuvendit Komunal ,Shefkije Mehmeti,Drejtor të drejtorive,Anëtar të Kuvendit dhe zyrtar të tjerë komunal morën pjesë në seminarin me temën Krijimi i Konsensusit për fushata të të hyrave vetanake.
Gjatë këtij seminari janë diskutuar tema të ndryshme,si objektivi i seminarit vlerësues ku Kryetari,anëtarët kyç të administratës dhe kuvendit bashkarish shqyrtuan situatën e komunës me të hyrat vetanake,dhe arritja e konsensusit mbi strategjinë dhe ngritjen e të hyrave vetanake,me theks të veçantë në ngritjen e të hyrave vetanake përmes ngritjes së inkasimit të tatimit në pronë.
Përveç kësaj teme është diskutuar edhe analiza e të hyrave vetanake komunale 2004-2011 dhe çështja se si të parapërgatitët një fushatë e suksesshme për t`i vetëdijesuar qytetarët se sa është e rëndësishme pagesa e tatimit në pronë dhe pse taksapaguesit duhet të jenë të rregullt./rajonipress/