FITORJA

Tatimet me zor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Administrata Tatimore e Kosovës ka filluar edhe me forcë t’i mbledhë tatimet nga ata që nuk paguajnë vullnetarisht. Kjo administratë po del në aksion bashkë me policinë.

Për gjashtë muaj të këtij viti, në këtë formë i ka mbledhur mbi 13 milionë euro. E, në mesin e atyre që u pritet t’u bjerë në derë ATK’ja ka edhe këngëtar, mjekë e pronarë të hoteleve e klubeve të natës.

Kur s’e duan me hatër e duan me zor. Kjo shprehje po i hyn në punë së fundi Administratës Tatimore të Kosovës, e cila përmes mbledhjes së detyrueshme të tatimeve po mundohet ta mbushë arkën e shtetit.

Bashkë me policë, zyrtarët e këtij institucioni në gjashtë muajt e parë të këtij viti, u kanë shkuar derë më derë atyre që i quajnë “të këqijtë” e shtetit.

Madje për t’i mbledhur tatimet nga këngëtarët e klubet e natës, e ka përshtatur edhe orarin e inspektorëve me aktivitetet e këtyre tatimpaguesve.

ARKATANA

Inspektorët punojnë deri në 2 pas mesnatës.

Këta, sipas kreut të ATK-së, Behxhet Haliti, janë biznesmenët që kanë mbi 3000 euro tatime të papaguara dhe të cilët ndikojnë në rritje e informalitetit ekonomik, në evazionin fiskal si dhe dëmtojnë arkën e shtetit duke nëndeklaruar obligimet e tyre tatimore.

“Vetëm në gjashtëmujorin e parë janë zhvilluar 3 bastisje me dhunë nga Njësia e Hetuesisë, 54 konsultime me prokurorë dhe policë, janë shqiptuar 9 gjoba nga po ky njësit si dhe janë pranuar 145 informata nga palët e treta”, thekson Haliti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.