RCCOLA

Tashmë është pensionuar

/ 1 minutë lexim

Nga tre protagonistët kryesorë të dialogut “teknik”, mes Kosovës dhe Serbisë, dy tashmë nuk janë formalisht në postin që kanë pasur deri më tash. Ish-shefi i delegacionit të Serbisë Borko Stefanoviq është deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa siç kemi mësuar nga burimet e BE-së, Robert Cooper tashmë është në pension.

Nuk dihet vetëm roli i Edita Tahirit dhe statusi i saj deri tashmë si shefe e delegacionit të Kosovës për dialog, shkruan Koha Ditore.
Diplomati britanik Robert Cooper i njohur si “lehtësues” në dialogun e deritashëm mes Kosovës dhe Serbisë, ka dalë në pension dhe nuk punon më formalisht si zyrtarë i BE-së.

Eco Higjiena

Është përfolur për ndonjë post të tij në Mianmar (Burma), megjithëse nga burimet e BE-së thuhet se ai është “në pension dhe është larguar nga Brukseli”.
Por diplomatët në BE nuk përjashtojnë mundësinë që baronesha Ashton të kërkojë “shërbimet e tij” si këshilltarë në ndonjë angazhim të saj në dialogun Kosovë-Serbi.