ARKATANA

Tash, Ministrinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca Kosova e Re ka riaktualizuar kërkesën për të marrë edhe një ministri në Qeverinë e Kosovës. Kjo parti po e sheh si mundësi të mirë largimin e Hajredin Kuçit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, për zbatimin e marrëveshjes Thaçi –Pacolli.

Nënkryetari i AKR-së, Vegim Gashi thotë se partia e tij ka kuadro të duhura për ta plotësuar vendin e mbetur bosh në ekzekutiv, shkruan “Express”.

Edhe pse kanë kaluar nëntë muaj prej afatit të fundit për t`iu ndarë edhe një ministri Pacollit, zyrtarët e AKR-së deklarojnë se ky është momenti më i mirë për të marrë hisen e shumëpritur në Ekzekutiv.

Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë së Pacollit, Vegim Gashi ka thënë të martën se AKR-ja në vazhdimësi ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes, por sipas tij, tash janë krijuar rrethanat e duhura për të zbatuar marrëveshjen.

“Pavarësisht prej asaj që ka kaluar një kohë dhe sigurisht edhe mundësia jonë si subjekt politik me e pas një përfshirje më të madhe në jetën politike dhe në qeverisjen aktuale në Kosovë, edhe ky moment është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ne”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.