UBT

Tash, Majlinda përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Majlinda Kelmendit iu realizua ëndrra. Ajo tani do ta përfaqësojë vendin e saj në Lojërat Olimpike.Sportistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi, nga Olimpiada e radhës do ta përfaqësojë vendin e saj.

Përderisa gjerë tani garoi nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos e atë të Shqipërisë, tash e tutje, Majlinda do ta përfaqësojë vendin e saj në Olimpiadë.

Fundamenti

Kelmendi llogaritet si favorite absolute në kategorinë e saj +52 kg dhe ajo mund t’ia sigurojë medaljen e artë Kosovës qysh në vitin e parë që kjo e fundit merr pjesë në Lojërat Olimpike. /express/