GRANDEMALL

Tarifat e Trumpit ulin çmimin e naftës në nivel global, Berjani: Kjo do të ndikojë dhe në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çmimet e naftës ranë të enjten mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%, raporton CNN.

E ulja e çmimeve të naftës në nivel global pas vendosjes së tarifave nga Trump, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani do të ndikojë në rënien e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë.

Beriani për Indeksonline ka thënë se lëvizja e çmimeve të derivateve të naftës, ka filluar që nga sot.

Eco Higjiena

“Ulja e çmimit të nafës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, tha Beriani.

Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel 1.22 cent deri 1.30 cent, Benzinë 1.24 cent deri 1.31 cent.

Ndërkaq çmimet e derivateve në Shqipëri, dieseli 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent. Ndërkaq në Serbi dieseli 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.