Tarifat e energjisë shtrenjtohen gati 5 për qind

Tarifat e energjisë elektrike për këtë vit do të shtrenjtohen për më pak se 5 për qind. Kjo për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike gjatë ditës dhe mosaprovimin e kërkesës së KEK-ut, KOSTT-it dhe KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë për rreth 27 për qind.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka vendosur që të hyrat maksimale të lejuara (MAR-i) që do të mbulojnë kostot për furnizim të publikut me energji elektrike për vitin tarifor 2014 do të jenë 239 milionë 965 mijë euro, shkruan Koha Ditore.
Kjo shifër është për 16 milionë euro më e lartë se ajo që konsumatorët kanë paguar gjatë vitit të kaluar prej 224 milionë eurove, apo shprehur në përqindje një rritje e të hyrave prej 7.1 për qind.