Eko Higjiena

Tare siguron se dhuna në Beograd nuk do të përçajë Lazion

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori shqiptar i skuadrës së Serie A të Italisë, Lazio, thotë se reprezentuesit serb dhe ata shqiptarë të Lazios nuk do të ndikohen nga dhuna në ndeshjen eliminatore për “Euro 2016” të së martës ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

“Nuk do të ketë një ndikim në zhveshtoren e Lazios pas ndeshjes Serbi – Shqipëri”, ka insistuar Tare, përcjellin mediumet italiane. Në stadiumin në Beograd ishin bashkëlojtarët e Lazios, Filip Gjorgjeviq (Serbi) dhe Lorik Cana e Etrit Berisha (Shqipëri).

Mobi Casa

Po ashtu për Lazion luan edhe serbi Dushan Basta dhe portieri tjetër shqiptar Tomas Strakosha. “Lojtarët kanë një raport të shkëlqyer mes vete. Ata janë njerëz të mirë dhe nuk do të ketë probleme. Unë thjesht jam i zhgënjyer që sporti nuk ka fituar. Ishte një ndeshje shumë pasionante dhe është dashur të bashkojë dy vendet.

Por ndodhi çdo gjë tjetër. Kontrolli ishte gjëja e vetme që mungonte në atë moment. Tensionet ishin të larta qysh në 15 minutat e para dhe u bë e qartë se situata nuk ishte e lehtë të kontrollohej. Djelmoshat u sollën me dinjitet për të mbrojtur flamurin tonë”, ka thënë Tare.
© KOHA.net