Tare po e kryen me Liverpoolin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është shumë pranë transferimit të mbrojtësit Kolo Toure nga Liverpooli.
Sipas “Messaggero”, negociatat mes Tares dhe përfaqësuesve të futbollistit po shkojnë shumë mirë dhe marrëveshja është afër.
Lazios i garanton stabilitet përvoja e Kolo Toures në futboll dhe se për këtë skuadra romake dëshiron nënshkrimin sa më parë që është e mundur. Toure e ka humbur vendin te Liverpooli pasi që para tij vend kanë Skrtel, Sakho e Lovren.