RCCOLA

Tare: Më pëlqen Mavraj, por s`e kemi kërkuar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Igli Tare e ka pranuar se e pëlqen Mërgim Mavrajn, i cili shumë shpejt mund të transferohet nga Greuther Furthi në Lazio.

Drejtori sportiv i klubit italian ka paralajmëruar se Biancocelesti do të jenë mjaft aktivë gjatë kësaj vere, për ta përforcuar ekipin me lojtarë kualitativë.

“Mavraj? Është një lojtar që më pëlqen, por nuk është kontaktuar nga Lazio. Do t’i bëjmë 4-5 përforcime. Ndërsa, 3-4 futbollistë të ekipit të të rinjve do të vijnë me ne në përgatitje”, theksoi Tare për Lazio Style Radio.

Uji Dea

Ai insiston se Lazio është duke e krijuar një bazë për të ardhmen, ndërsa frytet e kësaj pune premton se do të shihen shumë shpejt.

“Ky është vetëm fillimi i një pune të rëndësishme. Do t’ua japim rastin futbollistëve të rinj që ta tregojnë veten dhe të jenë lojtarë kyç në të ardhmen e këtij ekipi”, përfundoi Tare.(express)