UBT

Tarashaj më i miri i muajit në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Talenti shqiptar, Shani Tarashaj, është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit gusht në Zvicër.Ka qenë e përditshmja zvicerane ‘Blick’ e cila ka hedhur në votim pesë lojtarë për çmimin ‘Futbollist i muajit’.

20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në muajin gusht me skuadrën e tij Grasshopper, dhe kjo ishte arsyeja që votuesit zviceran dhe shqiptarë votuan për të.

Eco Higjiena

Për futbollistin prizrenas, kanë votuar 59.627 mijë votues duke lënë mbrapa mbrojtësin zvicerane të Baselit Michel Lang.

Së fundmi Tarashaj, ishte realizator i golit të vetëm të Zvicrës U21, në fitoren 1-0 ndaj Azerbaigjanit. /Telegrafi/