Eko Higjiena

Tarashaj falënderon presidentin Thaçi me një mesazh emocionues

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar, Shani Tarashaj ka qenë shumë i shpejt në reagimin e tij.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar djelmoshat shqiptar te Zvicra, ndërsa Tarashaj e ka falënderuar atë.

Talenti i madh nga Prizreni, ka shkruar një falënderim në faqen e tij zyrtare për presidentin Thaçi.

Ai ndër tjera ka shkruar se së bashku me shokët e tij në Francë kanë prezantuar edhe Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Eco Higjiena

“Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi ka shkruar për ne futbollistët shqiptar të Zvicrës. President të falënderoj për përkrahjen që na ke dhënë ti dhe populli ynë”.

“Ne në Francë nuk kemi prezantuar vetëm Zvicrën por edhe gjithë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Sukseset tona janë meritë edhe e Kosovës. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e madhe. Ishte eksperiencë e mrekullueshme në Kampionatin evropian”, shkroi Tarashaj.

Pas pushimeve që pritet t’i kaloj, Tarashaj do t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze Everton ku u ble tek Grasshopper për katër milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.