ARKATANA

Talenti shqiptar nënshkruan me Brentfordin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Talenti shqiptar, Erion Zabeli është bërë me ekip të ri.

Futbollisti i deritashëm i ekipit Oxford United, i cili garon në Sky Bet League One, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Brentford B, me opsion të vazhdimit të saj për një vit tjetër.

Qendërmbrojtësi shqiptar do të mundohet ta tregojë veten me ekipin e dytë të Neil MacFarlane në sezonin 2023/24, shkruan “Gazeta Express”.

Zabeli e vendosi të zezën mbi të bardhë pas periudhës impresionuese tek “Bees” në fund të sezonit të kaluar.

Fundamenti

Mbrojtësi u shfaq në ekipin B në humbjen 0:1 nga Newcastle Under-21 në “Powerday Stadium” në muajin maj.

Ai u shpreh se për të është nder që u bashkua Brentfordit, ku do të mundohet ta japë më të mirën nga vetja.

Paraprakisht, ai i kaloi dy vjet me ekipin U-18 të Oxford.

Ai është pjesë e ekipit të të rinjve të Kombëtares shqiptare me potencial që në të ardhmen të jetë shtyllë e zemrës së mbrojtjes së Kuqezinjve. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.