Hidromorava

Talenti që po çmend Olympique Lyon dhe shumë klube të mëdha evropiane

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shumë fëmijë në moshën 5 vjeçare nuk e dinë ende lojën e futbollit ndërsa talenti Gjilanas Elvis Bettulat i cili jeton në Lyon të Francës kishte filluar të ushtronte zejen e futbollit.

Talenti për të cilin shumë shpejt do të dëgjohet në arenën ndërkombëtare nuk ka enigmë për këtë djalosh për të cilin shumë klube me renome evropiane kanë trokitur në dyert e tij për të qenë pjesë e këtyre klubeve.

13 vjeqari Elvis Bettulat tani për tani është pjesë e klubit të madh Francës Olympique Lyon i cili po i kalon të gjitha kategoritë e këtij klubi me hapa gjigantë.

Ky talent hapat e parë të futbollistit i ka marrë në shkollat e Olympique Lyon në FC Valux-en-Velin duke vazhduar në Olimpique Valux ndërsa tani si 13 vjeçar ju ka bashkangjitur Divizionit më të lartë të Olympique Lyon në Chassieu Decines.

“Jam i dashuruar në topin magjik të futbollit, për mua futbolli është jetë, futbolli është një pjesë e jetës sime dhe jam shumë i lumtur që kam zgjedhur zejen e futbollit”, shprehet talenti Elvis Bettulat.

Menaxherët ndërkombëtar menjëherë e kanë nuhatur këtë talent se ka një talent të jashtëzakonshëm duke ju dhënë mundësinë që t`ju bashkëngjitet klubeve të mëdha evropiane.

“Është shumë e vërtet se në çdo moment mund të shkojë në shkollat e futbollit të Crystal Palace, Queens Park Rangers, Manchester City dhe në Manchester United, por tani për tani jam shumë i fokusuar në skuadrën e Olympique Lyon të cilët janë shumë korrektë me mua”, shprehet Elvisi.

FIDANISHTJA

Djaloshi me origjinë nga Gjilani i cili me gjatësinë e tij prej 1.78 m, ka bërë mur të pakalueshëm për sulmuesit e skuadrave rivale për këtë ka marrë edhe nofkën “Padroni i mbrojtjes” .

“Jam i pa kompromis në mbrojtje tani për tani jam qendërmbrojtës, por mund të luaj në çdo pjesë të fushës ndërsa arma ime është këmba e djathtë dhe angazhimi në fushë për mua nuk ekziston top i humbur në fushë “, thekson talenti Elvis Bettulat.

Për 13 vjeqarin interesim ka shfaqur edhe Saint-Etienne rivali i përbetuar i Olympique Lyonit.

“Është shumë e vërtet se edhe skuadra rivale Saint-Etienne është e gatshme për mua por tani për tani dua të qëndroj në Olympique Lyon, pasi i kam të gjitha kushtet por kurrë nuk i dihet çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, bënë të ditur Elvisi.

Talenti 13 vjeçar ka shumë ëndrra si çdo i ri por zotohet se këto ëndrra do ti bënë realitet.
“E dua lojën e Lorik Canës është inteligjent dhe është i pa kompromis me kundërshtarët ndërsa një ditë dëshiroj të jem si ish futbollisti Francez tani trajner i PSG Laurent Blanc”.

Se cilës Kombëtare të futbollit do t`i bashkëngjitet në qoftë se ka një ofertë të tillë Elvisi buzëqesh duke i rrudhur krahët,” Nuk e di ende jam i ri por do të luaj për atë Kombëtare ku krenohem më së shumti “, rrëfehet Elvisi./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.