ARKATANA

Talenti i Servette, Bleron Mulliqi i thotë “po” Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti me prejardhje shqiptare nga Raushiqi i Pejës, 19 vjeqari Bleron Mulliqi, me krenari i ka thënë “po” Kombëtares së Kosovës U21 për të qenë pjesë e saj.

Mulliqi konsiderohet njëri ndër talentët e rrallë në klubin zviceran, Servette, ai tani e dy vite ushtron edhe me skuadrën e parë të Servettit, ndërsa në U-21 në këtë klub është njëri ndër më të dalluarit.

FIDANISHTJA

Mulliqi edhe pse ka pasur oferta që të përfaqësojë shtetin e Zvicrës, ai me shumë krenari dhe dëshirë ka deklaruar se do të jetë i gatshëm dhe do ta pranojë vetëm Kombëtaren e Kosovës.

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, Bleron Mulliqi ishte në takim me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, duke u shprehë se do ta jap më të mirën për fakelen e “Dardanëve”. “Jam shumë i lumtur, e kam ëndërruar këtë ditë që ta veshi fanellën e Kosovës dhe ti mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja, ndërsa i falënderohem presidentit Agim Ademit i cili ma ka dhënë mundësinë që sot të jem këtu. Kur do të kem rastin, dua që “Dardanët” t`i bëjë krenar me paraqitjet e mija”, ka bërë të ditur futbollisti Bleron Mulliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.