KKVITI

Taksa e detyrueshme

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

E përdorën ose jo, të gjithë kosovarët që kanë vetura, do të paguajnë taksë për autostradën “Ibrahim Rugova”. Kjo pagesë pritet të hyjë në fuqi me përfundimin e punimeve për ndërtimin e saj në fillim të vitit të ardhshëm.

Gazeta “Tribuna” ka mësuar se të gjithë qytetarët e Kosovës këtë taksë do ta paguajnë në momentin kur ata e bëjnë sigurimin e veturës bashkë me taksën rrugore prej 40 eurove. Kurse, çmimi i saj veçmas piritet të jetë nga 5 deri në 7 euro.

Hidromorava

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se kjo taksë do të hyjë në fuqi së shpejti, por thonë se ende nuk dihet se sa do të jetë shuma dhe cila do të jetë forma e pagesës.

Ndërkaq, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të ekonomisë thonë se aplikimi i një ngarkese të tillë fiskale është plaçkitje e qytetarit, është e paligjshme dhe cenim i mirëqenies së qytetarit.(Tribuna)