United Hospital

Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi të hënën se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme.

Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar të hënën për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por se nuk është arritur marrëveshje.

“Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në njoftim.

ARKATANA

Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve siç thanë, me interes shtetëror: dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Si parti opozitare, AAK do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat politikë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, dhe për krijimin e rrethanave më të volitshme për Kosovën, për ta siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.