RCCOLA

Takohen kryetarët e pesë komunave kufitare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka mbledhur në një takim pune me interes të rëndësishëm për qytetarët e Komunave: Kamenicë, Viti, Likovë, Çairë dhe Zhelinë, që të gjithë së bashku të caktojmë projektet e bashkëpunimit në mes të dy komunave ndërkufitare për të aplikuar në grantet e Komisionit Europian.

Me këtë rast Haziri i ka informuar fillimisht kryetarët e këtyre komunave me qëllimin e takimit duke i lutur njëkohësisht që të përgatisin projektet ideore për aplikim në grantet në KE deri më datën 20 janar kur edhe është afati i fundit për aplikim.

“Ju lus të gjithëve që projekt idetë për aplikim ti bëni para datës 20 janar kur edhe është afati i fundit për aplikim në këto grante. Gjithashtu shikoni mundësinë e granteve që kanë objektivin e përbashkët por mund të ketë aktivitete të ndryshme në komunat tuaja, me të cilat ju bashkëpunoni. Me një fjalë janë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të të dyja komunave. Kështu u rekomandoi edhe Kamenicës por edhe Vitisë. Ju jeni ata që mund t’i paraqitni prioritetet si andej ashtu edhe këndej kufirit. Me rëndësi është që të keni përafrime, në mënyrë që projekti të aprovohet”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetarët Begzad Sinani – Kamenicë, Sokol Haliti– Viti, Sadulla Duraku – Likovë, Izet Megjiti – Çair, kanë falënderuar kryetarin Haziri për këtë përafrim të kryetarëve për projektet e këtij niveli, sepse është me rëndësi shumë të madhe të qytetarëve të Komunave tona.

Uji Dea

Vlera e granteve është në maksimum 250 mijë euro, me mundësinë e rritjes së tyre deri në 15% , por me participim edhe nga ana e Komunës e cila e ka projektin më të madh.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe kryetari i Zhelinës i cili për shkaqe objektive nuk kishte mundësinë të jetë në këtë takim me të cilin do të bashkëpunoj Kamenica.

Ndërsa Komuna e Gjilanit bashkëpunim në këtë projekt do të ketë me Komunën e Çairit, e Vitia me Komunën e Likovës.

Ndryshe ky është takimi i dytë i kësaj natyre që e ka organizuar kryetari i Komunës së Gjilanit, për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkufitar./rajonipress/