UBT

Takohen krerët e institucioneve fetare nga Lugina, Beogradi e Sanxhaku

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Një delegacion i lartë i Rijasetit të Serbisë, i udhëhequr nga Adem ef. Zylkiq dhe kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, u pritën në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup nga Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite protokollare, ishte njohja për së afërmi e zhvillimeve fetare në Maqedoni, Serbi, Sanxhak e Luginë të Preshevës, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe ngritja, promovimi dhe afirmimi i raporteve ndërfetare e ndërnacionale e ndërshtetërore, në frymën e mesazhit Islam për një paqe të qëndrueshme dhe stabile në Ballkan dhe Evropë.

Njeriu i parë i Bashkësisë Islame për Shkup, Reis ul Ulema, i njoftoi përfaqësuesit e Rijasetit nga Serbia dhe BIPMB-së nga Lugina e Preshevës, për problemet me të cilat po ballafaqohet organizimi fetar në Maqedoni. Reisi e përsëriti qëndrimin e tij, që Qeveria maqedone nuk po e respekton marrëveshjen e arritur me institucionin që drejton, duke ngritur tensione ndërfetare, duke provokuar ndjenjat e besimtarëve islamë, sidomos pas rastit të Burmali Xhamisë, kthimit të pronave, si dhe vendin në Kala të Shkupit, që BFI prej vitesh dëshiron ta privatizoj e për të cilën ka investuar edhe mjete financiare.

Gjithashtu, Reisi, shtoi se Bashkësia Fetare Islame, gjithmonë, ka ndihmuar proceset paqësore, duke iu shmangur provokimeve të ndryshme në emër të paqes dhe stabilitetit.
Ndërkaq, Reisi Adem Zylkiq, i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë Efendi Rexhepit, duke e inkurajuar për një bashkëpunim të ndërsjellë në rrugën e realizimit të kërkesave për një avancim të proceseve fetare në Maqedoni dhe rajon.

Fundamenti

Dhe theksoi se edhe në të kaluarën ka ekzistuar dëshira që të kemi marrëdhënie të mira në mes i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe të Serbisë sepse në parim ne i kemi të njëjtat halle.

Nexhmedin Saqipi, udhëheqës i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), pasi falënderoi Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin, për mikpritjen vëllazërore dhe përkujdesjen e Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila gjithmonë ka qenë për krahë proceseve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për më shumë të drejta në fushën politike, ekonomike, kulturore e fetare. Po ashtu e informoi për zhvillimin e jetës fetare në Luginë në veçanti për mësimin fetar në shkollat shqipe të Luginës.

Në fund të këtij takimi, palët biseduese ranë dakord, që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi mes këtyre institucioneve të larta fetare me theks të veçantë ndihma për ngritjen, zhvillimin dhe afirmimin e jetës fetare në Luginë të Preshevës e sidomos të BIPMB-së e cila është dëshmuar për pavarësinë e saj në organizimin fetar në këtë rajon dhe më gjerë. Njofton Qendra Informative pranë BIPBM-së. /rajonipress/