ARKATANA

Takimi i Tiranës s’e ndërron kahen e dialogut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas Samitit të Berlinit procesit të dialogut Kosovë – Serbi do t’i jepet edhe një shtysë tjetër nga shteti shqiptar. Në takimin e nesërm mes përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit “Brdo Brioni”, në Tiranë, pritet të bisedohet edhe për dialogun dhe për mundësitë për ta zhbllokuar atë. Vlerësohet se procesi i dialogut do të jetë temë diskutimi, mirëpo nuk do të ketë zgjidhje për të, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Madje sipas njohësve të çështjeve politike diskutimi për negociatat Kosovë – Serbi në takimin e Tiranës e zbeh rëndësinë e dialogut.

ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për “Zërin” se është e gabuar të pritet që në takimin e Tiranës dialogu Kosovë – Serbi të marrë tjetër kahe. “Ky nuk është takim bilateral, nuk ka karakter të dialogut Kosovë – Serbi, nuk ka karakter negociues dhe është e gabuar nëse kemi pritje që aty mund të ndodhë një kthesë. Aty kushdo që merr pjesë prej liderëve rajonalë mund të japin pikëpamje, të cilat nuk janë të obligueshme”, ka potencuar Hoxhaj.

Ndonëse ka përmendur se nuk është takim bilateral mes Kosovës e Serbisë, Hoxhaj theksoi se tema e dialogut mund të jetë temë diskutimi në këtë takim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.