Fidanishtja

Takimi i presidentes, thikë pas shpine për Luginën!

/ 2 minuta lexim

Takimi i paralajmëruar për nesër mes presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë Tomislav Nikoliç nuk po ndiqet me aq entuziazëm në Luginën e Preshevës sa në Prishtinë apo Beograd, për shkak të situatës së tensionuar dhe për shkak se që të dy, si Jahjaga ashtu edhe Nikoliç kan injoruar situatën në Luginë dhe nuk kanë vizituar Preshevën.

Ata gjithashtu kanë refuzuar të takojnë delegacione shqiptare nga këto vise. Këshu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë” , Jonuz Mulsiu lideri i PLD-së dhe ish-drejtor politik i UÇPMB-së.

Fidanishtja

“Është i pakuptueshëm ky takim në këtë kohë i Atifete Jahjagës me presidentin serb Nikoliç i cili me shtabin e tij politik, ushtarak dhe policor po mban të rrethuar Luiginën dhe është lëshuar ditëve të fundit në ofanzivë përmes kercnimeve, burgosjeve, ndjekjeve, provokimeve ndaj shqiptarëve, siç u dëshmua me largimin e lapidarit deri tek dëmtimi i fundit i varrezave shqiptare.

Mendoj se takimi i nesërm i Atifete Jahjagës me Nikoliçin s’është gjë tjetër pos një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Pershevës të cilët sot jetojnë në presion dhe ankth nga politika diskriminuese serbe, të cilin e kishte përjetuar Atifete Jahjaga dikur si qytetare e Kosovës” – ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i UÇPMB-së.