Eko Higjiena

Takim Shqiptarësh në Arnsberg afër Dortmundit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në Arnsberg, afër Dortmundit, në rrethin e Saarlandit, sot ishte festë e bukur. Nxënës me mësim plotësues të Shkollës shqipe të Dortmundit, dhe Arnsbergut, me mësuesin e dalluar, dhe patriotin Kemal Çallakun, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, pritën 16 fëmijë të dëshmorëve të rënë në Luftën e Kosovës.

Me këtë rast, edhe fëmijët e ardhur nga Kosova, edhe fëmijët e mërgimtarëve, nxënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, dhanë një koncert të përbashkët, me këngë, valle, dhe recitime.

Në këtë kremte të këmbim-vizitave, midis nxënësve nga Kosova, dhe nxënësve mërgimtarë, morën pjesë prindër të fëmijëve, mësues pensionistë, mësues nga Vupertali dhe Dyseseldorfi, përfaqësues të Komunës së Arnsbergut, deputet të kësaj komune në Parlamentin Gjerman, ekipi i RTK-së, me gazetarin Zenel Hajrizin, si dhe poeti ynë në mërgim, Rrustem Geci.

Mobi Casa

Mesazhi i Nuhi Gashit, nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, por edhe mesazhi i kryetarit të Arnsbergut, si dhe mesazhi i deputetit në Parlamentin Gjerman, ishte; të thellohet bashkëpunimi dhe këmbim-vizitat midis fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës dhe arsimtarëve të tyre, me fëmijët mërgimtarë.

U kujtojmë se në mërgim nuk prodhohen shqiptar, por asimilohen shqiptar. Prandaj, takimet e tilla janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar. Që të mos ndodhë kjo, në mërgatë duhet të hapen më shumë shkolla, dhe të bëhen më shumë aktivitete, që të ruhet gjuha, dhe gjaku i tyre prindëror. Koncerti ishte i bukur, dhe të gjithë të pranishmit u kënaqën me programin e shfaqur, dhe e uruan mësuesin Kemal Çallakun, për angazhimin e tij. Rrustem Geci – Dortmund./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.