Taipi shënon dy gola
Mesfushori nga Terrnoci, Gjelbrim Taipi ka qenë më meritori në fitoren e skuadrës së tij Wil, në përballje me Servete me rezultat të thellë 6:1. Gjelbrimi në këtë takim ka arritur të shënoj dy gola ndërsa ka bërë edhe dy asistime për bashkëlojtarët e tij.
Taipi ka hapur serinë e golave, fillimisht në minutën e 30-të për epërsinë fillestare prej 1:0. Ndërsa më vonë filluan vendasin të shënojnë edhe gola të tjerë. Gjelbrimi asistoi në golin e tretë të skuadrës së tij, dhe në golin e pestë, duke treguar edhe njëherë përformancën e tij fantastike.
Kur ndeshja ishte duke shkuar drejtë fundit, 21-vjeçari doli përsëri në skenë për të shënuar golin e fundit të ndeshjes në minutën e 93-të. Pas kësaj fitore Wil, është ngjitur në pozitën e tretë në ‘Challenge League’, në Zvicër, me 37 pikë të tubuara.


