Eko Higjiena

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik – Gjendja në vend është ka agravon

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar VV’në, duke thënë se kjo e fundit e ka ‘’sjellë Kosovën në një depresion të thellë’’, duke mos e ushtruar detyrën e vet kushtetuese.

Tahiri, ka shtuar edhe se, gjendja në Kosovë, është ‘’ ka agravon dhe është ka vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe me aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe që e mban gjallë shtetin, dhe mbi të gjitha’’.

Postimi:

Kosova ështe në një depresion të thellë shoqëror

Sot, duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese, me moskonstituimin e Kuvendit, kjo shumicë parlamentare e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik.

UBT

Gjendja në vend është ka agravon dhe është ka vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe me aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe që e mban gjallë shtetin, dhe mbi të gjitha, një krizë politike e cila nuk ka qenë e parë asnjëherë në historinë e demokracisë të vendit tonë.

Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky koncept e ka vetëm një qëllim. Dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka luftuar. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt, në të kundërtën e historisë kur është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ky konstelacion politik sot është duke u munduar ta ndërtojë një tregim, një tregim i cili është tregim i rremë, është tregim kundër çdo përpjekjeje historike të kombit shqiptar në Kosovë, të krijimit të shtetit teKosovës.

Këtë nuk do ta lejojmë. Këtë nuk do t’ia mundësojmë. Ne nuk kemi vend tjetër, as shtet tjetër dhe as arritje më të madhe kombëtare se pavarësinë e Kosovës.

Kjo pavarësi është arritja më e madhe e kombit shqiptar. Për këtë tanimë ka sakrifikuar gjeneratë pas gjenerate, e kemi obligim me qenë këtu në vendin e punës tonë dhe me mbrojtur arritjen tonë më të madhe kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.