ARKATANA

Tahiri: Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e asnjë procesi në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Aberald Tahiri, njëherësh edhe Ministër i Drejtësisë, sot ka folur për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend për korrigjimin e kufijve.

Ai ka thënë se nuk do të diskutohet për pjesën hapësirën territoriale të Kosovës.

Po ashtu ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë por as pjesë e ndonjë procesi në Kosovë, pasi është vetëm pengesë.

Uji Dea

Tahiri ka thënë se vijat e kuqe në bisedimet e Kosovës me Serbinë janë caktuar kohë më parë, sipas të cilave në bisedime nuk do të diskutohet për shtetësinë e Kosovës dhe për hapësirën territoriale të saj.

Po ashtu, Tahiri e ka shprehur qëndrimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe rolit të saj në skenën politike të Kosovës, duke thënë se Vetëvendosje është munduar që ti pengojë të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, prandaj ky subjekt politik nuk mund të jetë pjesë e asnjë procesi në vend.

“Unë mendoj që Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, sepse është thjesht një pengesë. Ky subjekt politik është munduar t’i minojë të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova. Janë munduar në çdo mënyrë ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar. Kjo parti ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj, prandaj nuk e meriton të jetë në asnjë rrethanë pjesë e asnjë ekipi që do të diskutonte për Republikën e Kosovës”, është shprehur Tahiri në T7.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.